• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Butrinti është Shqipëri, jo Greqi. Britania e Madhe korrigjon gabimin

by A R
16/03/2023 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzeu britanik ka korrigjuar gabimin e tij ku e cilësonte Butrintin si pjesë të Greqisë.

Bëhet fjalë për një koleksion të vjetër monedhash nga “Buthrotum” (Butrint) që deri dje për britanikët konsiderohej si pjesë e Greqisë dhe sot është korrigjuar.

Anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare thotë se i ka dërguar një letër Muzeut britanik lidhur me koleksionin e vjetër të monedhave nga “Buthrotum” (Butrinti), ku i kishte shkruar se Butrinti është pjesë Parkut Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania) dhe jo në Greqi si Buthrotum Epirus Greece.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania.

Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek”, informon Tare.

Reagimi erdhi nga kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, Tom Hockenhull. Ai iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum nga Epiri, ose Shqipëria moderne”, shkruan Tare.

Muzeu Britanik është krijuar në 1753 dhe është një muze publik kushtuar historisë njerëzore, artit dhe kulturës, i vendosur në Londër.

Muzeu u hap për herë të parë për publikun në 1759 dhe ishte muzeu i parë publik kombëtar që mbulonte të gjitha fushat e dijes.

Në koleksionin e saj përshihen 8 milionë vepra ku dokumentohet historia e kulturës njerëzore nga fillimet e saj deri në kohët e sotme moderne.

/a.r

Next Post
Napoli perfekt, Realit i mjafton Benzema, Liverpool jashtë Champions

Napoli perfekt, Realit i mjafton Benzema, Liverpool jashtë Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz ultimatum BE-së: Financoni Ukrainën ose bllokohet buxheti europian

Merz ultimatum BE-së: Financoni Ukrainën ose bllokohet buxheti europian

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In