• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati takon homologun hollandez: Paketa stimuluese për rritjen e investimeve

by Java News
06/12/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të punimeve të Ministerialit të NATO-s në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme holandeze, Hable Zijlstra. Ministri e informoi homologun e tij holandez mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut. Ministri Bushati u shpreh se qeveria shqiptare mendon se Shqipëria është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin vijues në procesin e integrimit. Ai theksoi se qeveria e konsideron hapjen e bisedimeve si fillimin e një procesi transformues në rrugëtimin evropian të vendit.

Ministri Zijlstra theksoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme. Duke nxjerrë mësime nga eksperiencat e mëparshme të zgjerimit, të cilat rezultuan të nxituara sidomos lidhur me plotësimin e kritereve për forcimin e shtetit ligjor dhe mirëqeverisjes, Holanda dëshiron të hedhë hapa të matur por të vendosur përsa i përket politikës së mëtejshme të zgjerimit. Ai vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë mes organeve policore dhe e inkurajoi Ministrin Bushati që qeveria të vijojë me ritmin dhe dinamikën e reformave. Vijimësia në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta bëjë të natyrshme mbështetjen për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, theksoi ai.

Ministrat biseduan lidhur edhe me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve duke pasur parasysh se Holanda është investitori i dytë më i madh në Shqipëri. Ministri Bushati foli për paketat stimuluese të qeverisë për rritjen e investimeve në vend dhe i kërkoi homologut holandez shtimin e kontakteve mes strukturave shtetërore dhe operatorëve ekonomikë privatë. Na duhet të bëjmë me shumë dhe bashkërisht, theksoi Bushati, për të përmirësuar perceptimin publik për vendet e rajonit tonë në shoqëritë perëndimore, përfshirë Holandën.​

Next Post
Veliaj: Një politikan i moçëm gënjeu për ca vota…

Veliaj: Një politikan i moçëm gënjeu për ca vota...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In