• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Shpresoj të gjendet gjuha e përbashkët për ligjin “antishpifje”

by Java News
11/12/2019 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Zërin e Amerikës të mërkurën, ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, deputeti socialist Ditmir Bushati tha se shpreson që 2020-ta të jetë vit i bashkëpunimit mes forcave politike në Shqipëri.

Ai mori pjesë në një seancë informimi në Uashington të titulluar: “Udhëheqësia e Shqipërisë në Evropë: Perspektivat parlamentare të Kryesisë shqiptare të radhës së OSBE-së, 2020”. Seanca u organizua nga Komisioni amerikan i Helsinkit.

Le të flasim pak për ligjin “antishpifje”. Ka debate të shumta këto ditë në Shqipëri. OSBE-ja ka kritikuar disa herë këtë projektligj, por paralelisht kemi një intensifikim të sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër medias sidomos tani pas tërmetit. Mirëpo respektimi i lirisë së shtypit dhe medias është një nga prioritetet e OSBE-së të cilën Shqipëria do ta kryesojë vitin e ardhshëm. Pse gjithë kjo këmbëngulje nga ana e shumicës, nga ana e qeverisë për ta miratuar ligjin antishpifje?
Liria e medias është një prioritet për çdo shoqëri demokratike dhe në rastin në fjalë Shqipëria nuk bën përjashtim. Natyrisht që mund të ketë çështje të cilat kanë nevojë për t’u trajtuar për sa i përket kuadrit ligjor dhe regullator edhe në fushën e medias, por vendi ynë mazhoranca jonë ka një traditë bashkëpunimi të mirë me zyrën e OSBE-së që ka një ekspertizë të specializuar për këto çështje. Prandaj dua të shpreh besimin që do të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që të reflektohen plotësisht të gjitha rekomandimet e zyrës së OSBE-së në Vjenë dhe gjithashtu të merren në konsideratë përmes një procesi sa më përfshirës edhe shqetësimet e komunitetit të medias.

Por duket se qeveria është e vendosur për të shtyrë përpara këtë projekligj megjithë kritikat që i janë bërë…
Kam përshtypjen që ne jemi në fazën e një diskutimi në Kuvend. Por nga ana tjetër siç ka ndodhur edhe në të shkuarën gjithnjë në finale ka mbizotëruar le të themi një sens me racional duke marrë parasysh rekomandimet që vijnë në këtë drejtim nga ana e OSBE-së nga ana e BE-së, por edhe faktin që siç ju me të drejtë e shtruat në pyetjen tuaj, se duke nisur nga 2020 Shqipëria do të jetë kryesuese e OSBE-së dhe në këtë organizatë liria e medias është një prej shtyllave kryesore të punës së saj. /Voa/

Next Post
PSG-Gallatasarai kthen Parisin në arenë sherri, flakadanë e grushte mes tifozerive (Video)

PSG-Gallatasarai kthen Parisin në arenë sherri, flakadanë e grushte mes tifozerive (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com