• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Shpresëplotë që në vjeshtë KE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për antarësim

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, ku dhe po zhvillon një vizitë zyrtare, tha se samiti i parë i diasporës që do të mbahet në Tiranë synon krijimin e një dokumenti strategjik për Shqipërinë. Bushati shpjegoi se diaspora nuk duhet parë e ndarë nga Shqipëria, por si një potencial i madh për të dhënë ndihmesë për vendin e tyre.

Gjatë intervistës, Bushati dha përgjigje në lidhje edhe me ligjin mbi importimin e mbetjeve, i cili kaloi dje gjatë seancës plenare, duke nënvizuar se ligji është i ndryshuar dhe nuk është ligji para 3-viteve më parë. I pyetur për rekomandimet e Komisionit Europian për sa i përket fillimit të bisedimeve për antarësim në Bashkimin Europian, Bushati tha se “janë të gjitha arsyet, të gjitha kushtet, që Komisioni Europian gjithashtu t’i qëndrojë angazhimeve dhe qëndrimeve, që ka me Shqipërinë”.

” Unë jam shpresëplotë që në vjeshtën e këtij viti Komisioni Europian do të dalë me një rekomandim për sa i përket fillimit të bisedimeve për antarësim në Bashkimin Europian, duke vlerësuar stadin e reformave dhe faktin, që Shqipëria ka bërë një reformë të gjerë në sistemin e drejtësisë, që u iniciua me ndryshimet kushtetuese, me ligjin për vettingun dhe me ligjet e tjera, që do të miratohen së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Po kështu ne kemi ecur dhe po punojmë paralelisht me shërbimet e Komisionit Euopian dhe me qeverinë e SHBA-ve, me Këshillin e Europës për të ndërtuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilat pritet të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë por edhe të ndihmojnë në kursin e vendit drejt Bashkimit Europian. Shqipëria është një vend që projekton stabilitet demokratik në rajon, është një vend që në 100 për qind ka vijëzuar politikën e vet të të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Ndaj janë të gjitha arsyet, të gjitha kushtet, që Komisioni Europian gjithashtu t’i qëndrojë angazhimeve dhe qëndrimeve, që ka me Shqipërinë. Një seri personalitetesh të larta e kanë vizituar Shqipërinë dhe konfirmojnë këtë që unë sapo thashë”, deklaroi ai.

Bushati shtoi se procesi i zgjerimit është në interesin strategjik të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit, përfshi Shqipërinë, pra, është një interes i dyanshëm.

ma.me

Next Post
(FOTO) Olta Gixhari, në një lidhje të re? Ja biznesmeni i marrosur pas aktores

(FOTO) Olta Gixhari, në një lidhje të re? Ja biznesmeni i marrosur pas aktores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com