• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati për negociatat: BE-ja shkeli marrëveshjen e mëparshme

by Java News
20/06/2019 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga kryenegociatorët kyc për kërkesën e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian ka akuzuar shtetet anëtare për mosmbajtjen e premtimeve mbi kalendarin e pranimit.
BE shtyu vendimin mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit deri në tetor, me shumë shtete që thuhet se janë kundër një hyrjeje të hershme për Shqipërinë.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se vonesa ishte një shkelje e marrëveshjeve të mëparshme.

Më poshtë intervista e plotë!

GME: Si e shpjegoni shtyrjen e vendimit nga vendet e BE për celjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë?

Bushati : Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve te qershorit të vitit 2018, ku u përcaktua rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bazë të këtyre konkluzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor, për arsye të tyre të brendshme, në lidhje me poltikën e zgjerimit. Nga ana tjetër, unë dua të besoj se ne në Shqipëri do vijojmë me reformat, nuk do humbasim durimin dhe sidomos do të fokusohemi te reformat në lidhje me sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, vijimin e reformës në drejtësi. Si dhe cfarë është më e rëndësishme sot për sot, ne kemi nevojë të kapërcejmë ndasitë politike në mënyrë që të sigurojmë një mjedis të favorshëm politik për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

GME: Le të ndalemi te argumenti i Francës, sipas të cilit BE duhet të jetë më e fortë përpara se të perballet me sfida të reja sid he shqetësimit qe lidhet me sundimin e ligjit në Shqipëri. Si do i përgjigjeni?

Bushati : Unë mendoj se pozicioni i Francës mund të pajtohet lehtësisht me pozicionin tonë, sepse ne nuk po flasim për datën e anëtarësimit. Ne po flasim për fillimin e procesit i të anëtarësimit i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vende si Shqipëria. Është e vërtetë që cilësia e demokracisë dhe sundimi i ligjit në Shqipëri dhe në vende të tjera aspirante për në BE, është larg standardit të BE, por nga ana tjetër bisedimet e anëtarësimit janë e vetmja rrugë dhe i vetmi instrument nëpërmjet së ciles ne përmirësojmë standartet tona. Ndaj, besoj që ne kete proces, të dy qëndrimet, ai i Francës dhe i Shqipërisë mund të pajtohen.

GME: Nuk është vetëm proces i dhimbshëm, por dhe kryefjalë e disa protestave dhe demostratave që kemi parë në Shqipëri. Sa e dëmshme mund të jetë nëse do ketë një shtyrje tjetër?

Bushati : Unë besoj se protestat janë shprehje e demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta dhe në vende tjera të BE. Nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe ka nevojë të dënohet. Mbi të gjitha, nga ata politikanë e forca politike që e kanë mbështetur atë si instrument. Mendoj se ka rëndësi të madhe që të gjitha forcat politike të tregojnë pëegjegjshmëri, sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kjo është një ceshtje kombëtare dhe prioritet kombëtar. Vetëm duke siguruar një mjedis politik mirëkuptues ne do të jemi të aftë të arrijmë, me shpresë, brenda vjeshtës, këtë qëllim madhor.

GME: A është kjo strategjia më e mirë për te bindur BE që të vijojë më procesin e anëtaresimit?

Bushati : Ne duhet të vijojmë reformat konsoliduese. Nuk ka vend për vetkënaqësi, megjithëse kemi jo pak arritje, sidomos kur bëhet fjalë për procesin transformues të reformës në drejtësi, pastrimin e gjyqësorit e prokurorisë, procesin e vettingut. Ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, apo kulturën e pandeshkueshmërisë. Këto janë fenomene prezente në Ballkan dhe fatkeqsisht dhe në vende anëtare të BE-së që tashmë s’mund të konsiderohen të reja. Ne kemi ende për të bërë rreth nevojës për kompromis dhe konsensus politik në mënyrë që te mbeshtesim këto reforma që nuk fare të bëjnë as me të majtën apo të djathtën por janë parakusht i nevojshëm për sukses. Fatkeqsisht klima politike e ka penguar mundësinë e Shqipërisë për të lëvizur më shpejt drejt BE-së.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Kryeproblemi

November 26, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

November 26, 2026
Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

November 26, 2026

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

November 26, 2026
Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

November 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Nëntor 2026

November 26, 2026
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In