• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati në ministerialin e OSBE: Shqipëria, rol në forcimin e sigurisë në rajon

by A R
02/09/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e OSBE-së, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Potsdam, në Gjermani.

Ministeriali i OSBE-së në Potsdam, me temë “Përballja me sfidat e përbashkëta” zhvillohet në një kohë kur siguria në kontinentin tonë po përballet me një serë sfidash si, kriza në dhe përreth Ukrainës, problemeve në Transistria, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe krizat migratore, të cilat nxisin nevojën për më shumë dialog dhe bashkëpunim midis vendeve anëtare të OSBE-së. Ministeriali adresoi çështje të forcimit të sigurisë, parandalimit dhe menaxhimit të krizave, luftës kundër terrorizimit dhe radikalizmit, për krijimin e një mjedisi më të mirë politik e social në rajonin në të cilin vepron organizata. Një çështje me rendësi, që gjeti trajtim në Ministerialin e OSBE-së, ishte edhe ajo e adresimit dhe përballimit të sfidave të paraqitura nga flukset e mëdha migratore në kontinentin tonë.

Ministri i Jashtëm Bushati, në fjalën e tij, evidentoi angazhimin dhe kontributin që jep Shqipëria për forcimin e paqes dhe sigurisë, në rajon, Evropë e më gjerë. Duke shprehur mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në avancimin e mëtejshëm të rajonit tonë, ai u shpreh se “Kryesia gjermane e OSBE-së ka njohur rëndësinë e ndërlidhjes në tejkalimin e barrierave, ku agjenda e ndërlidhshmërisë në Ballkanin Perëndimor mund të shërbejë si shembull për rajonet e tjera të OSBE-së”. “Procesi i Berlinit dhe agjenda e ndërlidhjes rajonale kane rezultuar të jetë një faktor kyç në forcimin e bashkëpunimit politik, ndërtimin e besimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Ministri Bushati.  Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Ministri Bushati evidentoi se “Në Samitin e Parisit ne nënshkruam nismën e përbashkët për krijimin e një Zyre Rajonale te Bashkëpunimit Rinor (RYCO), në funksion të ndërtimit të urave të reja, përmirësimit të trendeve të bashkëpunimit në rajonin tonë, për të nxitur dialogun, mirëkuptimin dhe pajtimin mes të rinjve në një rajon ku më pak se dy dekada më parë ka pasur luftë”. /r.a

Next Post
Zbulohet intervista e parë TV, Nelson Mandela 50 vjet më parë (VIDEO)

Zbulohet intervista e parë TV, Nelson Mandela 50 vjet më parë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
Mbreti i Panairit

Nga Homeri te Edi Rama

June 29, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Punë, para dhe dashuri, ja surprizat për 12 shenjat e zodiakut

June 29, 2026
Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

June 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

June 29, 2026
Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

June 29, 2026
VIDEO / “Këmba ime do bëhet blu…”, australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

VIDEO / “Këmba ime do bëhet blu…”, australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

June 29, 2026
VIDEO / “Më la burri dhe më shitën shtëpinë”, në protestë nis edhe ‘qarja e halleve’ familjare

VIDEO / “Më la burri dhe më shitën shtëpinë”, në protestë nis edhe ‘qarja e halleve’ familjare

June 29, 2026
Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In