• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati ndërhyn në debatin mes Metës dhe Idrizit: Çështja çame jo thjesht çështje pronash

by Java News
13/10/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndërhyrë sot në debatin e ndezur mes dy forcave politike brenda koalicionit qeveritarë, LSI dhe PDIU, lidhur me çështjen çame. Ndërkohë ai i ka dhënë përgjigje në mënyrë direkte edhe Athinës, lidhur me pretendimet e saj për çështjen çame dhe ligjin e luftës. Bushati në këtë mënyrë ka kthjelluar edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare rreth kësaj problematike, e cila duket se gjeneroi jo pak konfuzion pas vizitës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, këto ditë në Athinë. Shefi i diplomacisë shqiptare ka sulmuar gjithashtu edhe ish kryeministrin Berisha, i cili sa qe në pushtet ka qëndruar gojëkyçur rreth kësaj problematike. Sipas Bushatit, trakti i miqësisë midis dy vendeve i vitit 2009 është për t’u vlerësuar, por ai nuk është bazament për të zgjidhur çështjen çame. Kryediplomati deklaroi se është e papranueshme që ligji i luftës nuk është shfuqizuar ende nga pala greke.

“Për mua është fyerje ajo që tha Sali Berisha sot që me traktatin e Miqësisë, që për mua është një traktat i mirë, zgjidhet çështja çame. Unë deklaroj se traktati nuk mund të jetë korniza se si mund të adresohet kjo çështje për zgjidhje. Çështja çame nuk është një çështje pronësore. Ajo është edhe çështje pronësore, por së pari është një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe duhet të adresohet në këtë prizëm. Është një çështje e cila duhet të zgjidhet mbi respektin e dy fqinjëve për njëri-tjetrin”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, shteti fqinj i ka kërkuar Shqipërisë për herë të parë në ’75 ndërtimin e varrezave greke për të rënët në Shqipëri dhe përgjigja ka qenë: kemi një praktikë në Italinë për kthimin e eshtrave.

“Unë nuk dua të vendos shenja krahasimi që mund të jenë të ndryshme. Çfarë do të thotë çështja e lirive dhe të drejtave të njeriut? Mundësia për të shkuar në trojet e tyre, tek tokat e të parëve të tyre, për të nderuar të rënët. Për të ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë individuale për të cilat kanë folur gjykatat greke, me përgjegjësinë kolektive që është e papranueshme në shekullin 21. Nuk është një çështje që ka të bëjë me një grup parlamentar, kjo është një çështje kombëtare, çështje që i prek shqiptarët kudo ata jetojnë”, deklaroi Bushati.

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare,shteti shqiptar nuk u bën asnjë kufizim shtetasve grekë. Bushati ka nënvizuar se e gjithë dosja avancon me adresimin e një çështje që është e ndërlikuar sepse trazon shpirtra.

“Nuk është një çështje pronësore që mund të zgjidhet përmes traktatit të miqësisë. Çështjet pronësore kanë të bëjnë edhe me shqiptarë që nuk kanë asnjë lidhje me çamët”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, Italia vendosi t’i marrë të rënët në tokën e vet, ndërsa në vitin 2009, kemi një marrëveshje me shtetin grek të firmosur nga Sali Berisha.

“Jemi një qeveri që e njohim vijimësinë e shtetit, që respektojmë kontratat e lidhura dhe si të tillë do të mbajmë qëndrimin. Kjo qeveri ka adaptuar një qëndrim të thjeshtë: Duhet të mbarojë lufta midis Greqisë dhe Shqipërisë në mënyrë që të adresojmë çështjet e luftës. Pse nuk dëgjova këtu ish-kryeministrin e Shqipërisë që të kërkonte një obelisk për shqiptarët e vendit të tij. Ne sot këtu pamë një shfaqje të shëmtuar të valëvitjes së flamurit për këtë çështje e megjithatë hilacake. Çfarë u tha këtu? Unë e përbuz çdo lloj rakordimi që mund të kenë bërë segmente të caktuara në Greqi mes partive parlamentare në Shqipëri dhe Agimit të Artë në Greqi, sepse në këtë sallë nuk ka asnjë deputet që të ketë një agjendë e cila bie në kundërshtim me integritetin territorial, që të promovojë retorikë raciste ndaj fqinjëve. Sa më shumë do të punojmë për adresimin e kësaj çështje është një nga prioritetet kryesore të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, e cila kërkon kohën e duhur. Si ka mundësi që Komisioni Evropian konfirmon një qëndrim bazuar mbi letërkëmbimin e qeverisë greke? Unë besoj se është në interesin e Greqisë për ta zgjidhur këtë çështje sepse bëhet fjalë për shtetas grek. Si nuk e dëgjova një herë ku e ka ngritur se nuk e gjej dot në asnjë dokument abrogimin e ligjit të luftës nga Sali Berisha? Ishte një hap cilësor traktati i miqësisë midis dy vendeve. Origjina cila është shfuqizimi i ligjit të luftës, një luftë që zhvillohej në territorin shqiptar, Greqia e heq ndaj Italisë, agresorit dhe nuk e heq ndaj viktimës, Shqipërisë. Ky është një fakt i papranueshëm për çdo mendje racionale. Këtu janë përqendruar energjitë tona”, deklaroi Bushati.

Ministri i jashtëm ka pohuar edhe një fakt se Greqia është vendi i fundit në BE që ratifikoi marrëdhënien e Stabilizim-Asocimit dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Me. Ar

 

 

 

 

 

Next Post
SHBA/ New York Times: Borxhet e Trump arrijnë 650 milionë dollarë

Trump u kërkon falje serbëve për bombardimet e NATO-s në 1999

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In