• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati kritika Metës: Letra për Trump, e nxituar; Lot krokodili për Beqirajn

by A R
27/12/2017 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e cilëson si të nxituar dhe të pavend letrën që Presidenti i Republikes Ilir Meta i dërgoi Presidentit Donald Trump në të cilën i kërkonte falje për qëndrimin e Shqipërisë kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, në Asamblenë e OKB-së.

“Nuk kam asnjë lloj dëshire të komentoj veprimet e pamendurara, të nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës. Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ekskluzivitetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria” – shprehet Bushati për TV Klan.

Të gjithë ata që e cilësuan si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kreun e shtetit, ministri i quan diletantë.

“Është për të ardhur keq sepse të gjithë këta që kanë folur për këtë çështje, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk kanë marrë mundimin për të lexuar tekstin e rezolutës së votuar ku nuk ka asnjë paragraf as për SHBA, as për qëndrimin e Presidentit Trump. I gjithë ky teatër absurd që po luhet gjithë këto ditë nga këto diletantë, të krijon përshtypjen e një teatri të lodhur, të krijon përshtypjen që ky grup aktorësh të mbetur pa kauzë nuk kanë çfarë bëjnë gjë tjetër, veçse të spekulojnë mbi këtë çështje, e cila në fakt duket sikur do ta nxjerrin Shqipërinë një shtet qesharak që nuk është”.

Në intervistën për Tv Klan Bushati bën publike dhe 4 raste kur Shqipëria ka votuar ndryshe nga Shtetet e Bashkuara për raste që kanë të bëjnë me çështjen e Lindjes se Mesme.

“Po i referohem 2011, duke qenë se ish-Kryeministri, ish-Presidenti, Presidenti aktual kur ka qenë deri para pak kohësh ish-ministër i Jashtëm. Kjo është rezoluta për Jeruzalemin, mund ta kërkojë secili prej këtyre personave që unë përmenda. Shqipëria ka votuar pro, SHBA me një grup shumë të vogël shtetesh kanë votuar kundër. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria e 2012-ës ka votuar kundër SHBA, kjo nuk i ka prekur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA”

Një tjetër kritike adreson ministri i Jashtëm ndaj Presidentit te Republikës edhe për rastin e 23 – vjeçarit Flore1nc Beqiraj që u gjet i pajetë në një kamp azilantësh në Francë.

“Është kollaj që të spekulosh apo dhe të bësh politikë me vdekjen, është kollaj të dershësh lot krokodili, të çosh emisarë të caktuar dhe të mos ndjekësh në rrugë insititucionale edhe për këtë çështje, sepse në fund të ditës ajo çka na intereson ne është mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

E vetmja çështje ku Bushati ka të njëjtin qëndrim me presidentin Meta është dhënia e nënshtetësisë kreut të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

Bushati nuk e sheh dhënien e shtetësisë në sfondin politik dhe thotë se nuk do të ketë ndonjë ndikim në procesin e dialogut me shtetin fqinj. Takimi i radhës mes dy ministrave të Jashtëm shqiptar dhe greke pas atij të Kretës, do të jetë në datën 19 Janar në Korçë dhe ministri i Jashtëm thotë do të ketë rezultatet pozitive për zgjidhjen problemit të ligjit të luftës dhe të tjera çështjet e tjera të mbetura pezull mes dy vendeve. /b.d

Next Post
Kush e ka parë? Tri komandat: Kryemadhi, Paloka dhe Noka

Kush e ka parë? Tri komandat: Kryemadhi, Paloka dhe Noka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In