• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Busek, një paralele të errët për Kosovën – përmend luftën civile

by Aalison Pearse Stevens
09/03/2016 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Zëvendëskancelari austriak Erhard Busek, në një ligjëratë në Prishtinë, ka kërkuar që politikanët kosovarë të tejkalojnë mospajtimet në mënyrë që Kosova të ec përpara. Duke folur për gjendjen në Kosovë, ai ka marrë shembull Austrinë e cila pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë buzë luftës civile.

Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar i Austrisë, diplomat i mirënjohur evropian, i angazhuar shumë rreth çështjes së Kosovës, njëherësh koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim Juglindor (SECI), në konferencën njëditore: “Dita austriake-kosovare e integrimeve evropiane”, organizuar nga UBT-ja dhe Shoqata austriake-kosovare, ka porositur kosovarët që të japin shembuj më praktikë, që të jenë pjesë e integruar brenda BE-së.  Ai, duke u bazuar në gjendjen aktuale në Kosovë, theksoi se edhe Austria pas luftës së dytë botërore, kur po krijohej nga një monarki, kishte probleme dhe ishte afër luftës civile.

“Atëherë kishte përplasje të konsiderueshme njëri me tjetrin, por ishte arritur që të mos ndodhte luftë civile, që do të ishte fundi i Austrisë”, saktësoi ai, teksa jepte mesazhin se edhe kosovarët duhet të merren vesh.

“Nëse nuk do të merreshim vesh nuk do të shkonim përpara. Kishte diferenca të thella, por kishte qasje për kompromise”, shtoi ai dhe porositi që pavarësisht diferencave dhe mospajtimeve të brendshme, duhet bashkëpunuar për të mirën e Kosovës.

“Duhet të keni bashkim, ashtu siç ishit të bashkuar për pavarësinë e Kosovës. Nuk duhet të mjaftoheni me historinë, me dhunën e Milosheviqit, por me zhvillimin. Ju duhet të promovoni vendin tuaj me turizëm, trashëgimi kulturore, të vetëmonitoroheni, të bëni më shumë punë, të bëni universitete cilësore për t’i përgatitur gjenerata me edukim, me hulumtime për integrime evropiane etj”, ka thënë diplomati austriak, citohet GazetaExpress.

Next Post

Anëtari i Gj.së Lartë Dvorani: Reforma duhet të largojë “të fortët” nga gjyqësori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

July 3, 2026
Manifesti i protestës

Manifesti i protestës

July 3, 2026
34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

July 3, 2026
“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

July 3, 2026
Sekuestrohen mbi një ton bajame të helmuara në treg, AKU: Përmbanin acid hidrocianik mbi vlerën e lejuar

Sekuestrohen mbi një ton bajame të helmuara në treg, AKU: Përmbanin acid hidrocianik mbi vlerën e lejuar

July 3, 2026
I dyshuar për krime lufte, Serbia arreston një person në kufi me Kosovën

I dyshuar për krime lufte, Serbia arreston një person në kufi me Kosovën

July 3, 2026
Revolucioni: nga pelikanët tek vezët mbi makina?

Revolucioni: nga pelikanët tek vezët mbi makina?

July 3, 2026
Kurthi i humoristëve rusë, Këshilltari i sigurisë së Mitsotakis mashtrohet nga videoja me AI

Kurthi i humoristëve rusë, Këshilltari i sigurisë së Mitsotakis mashtrohet nga videoja me AI

July 3, 2026
Ambasada Ruse reagon për protestat në Tiranë: Akuzat për ndërhyrje të Kremlinit janë të pabaza

Ambasada Ruse reagon për protestat në Tiranë: Akuzat për ndërhyrje të Kremlinit janë të pabaza

July 3, 2026
“Rroftë Rusia, Irani dhe Kina”, mesazhet në faqen e ambasadës ruse kundër qeverisë shqiptare

“Rroftë Rusia, Irani dhe Kina”, mesazhet në faqen e ambasadës ruse kundër qeverisë shqiptare

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In