• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i Gj.së Lartë Dvorani: Reforma duhet të largojë “të fortët” nga gjyqësori

by Java News
09/03/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A është e vështirë që një gjyqtar të flasë në opinionin publik për një rast që e shqetëson atë si qytetar? Po është e vështirë, pasi një debat publik mund të kthehet në një objekt gjykimi. Të paktën ky ishte mendimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për të mbajtur një qëndrim si qytetar në publik. Edhe pse kishte munguar prej vitesh në një studio televizive, Dvorani ai ju përgjigj pozitivisht ftesës së gazetarit Mustafa Nano në studion e Zululand.

Sistemi i Drejtësisë nga qytetarët ka një perceptim negativ. Po negativ, e kanë edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja në Shqipëri. A gabojmë kur e ngremë zërin ndaj këtij sisitemi? Jo! Korrupsion ka. Kjo është akoma më e besueshme kur artikulohet nga vetë gjyqtarët. “Sistemi gjyqësor është gjerësisht i prekur nga korrupsioni sikurse hallkat e tjera të pushteteve. Kjo nuk mund të fshihet dhe të justifikohet. Ndryshe nuk do të ishim në këtë gjendje dhe urgjencë për reformë të thellë të sistemit…”,- tha Dvorani, duke nënvizuar se është gjyqësori, hallka vendimtare e përcaktuese që shteti dhe shoqëria ta luftojnë dhe parandalojnë fenomenin korruptiv.

Për të pasur një sistem të pa korruptuar dhe të pandikuar politikisht, Dvorani kërkoi që të miratohet sa më shpejt dhe pa ndryshime Reforma në Drejtësi, për të bërë të mundur filtrimin e gjyqtarëve. Por ai e ka një shqetësim, të mos mbeten sërish “të fortët” në gjyqësor. “Balzaku për të kritikuar fenomenin korruptiv dhe padrejtësinë e kohës, pak a shumë ka thënë se ligjet janë si rrjeta e merimangës ku mizat e vogla ngecin, ndërsa mizat e mëdha kalojnë përtej”,- citoi Dvorani.

Sa u pa, Dvorani nuk kishte as orë, jo më orë të shtrenjtë, kjo ndoshta lidhej me moralin që ai trasmeton tek studentët e vet: “Nëse doni të bëheni të pasur dhe të keni një jetë luksi, mos zgjidhni të bëheni gjyqtarë”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë e shikon si të nevojshme të bëhen ndryshime në Kushtetutë. “Kushtetuta e ‘98 reflekton shkallën e pamjaftueshme të pjekurisë shtetformuese dhe politike të kohës dhe lejon ndërhyrjen e ekzagjeruar të politikës në gjyqësor. Koha e ka provuar këtë”, nënvizoi në studion e Zululand gjyqtari Dvorani.

Në cilësinë e ekspertit të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi, Dvorani tha: “Nëse do të kisha një politikan në tryezën për të diskutuar për Reformën në Drejtësi, unë do të largohesha nga tavolina”, – tha Dvorani për të dhënë mesazhin se është larg ndikimit të politikës. TemA

Next Post

Horoskopi 10 Mars 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com