• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa Studimi në Itali, Francë e Sllovaki ! Ja si të aplikoni dhe çfarë duhet të dini

by Java News
10/04/2016 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët shqiptarë, stafet akademike, punonjësit e administratës publike si dhe mësuesit e gjuhës italiane kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa studimi që ofrohen nga shtete të ndryshme të Bashkimit Europian, si Franca, Italia dhe Sllovakia.

Bursat ofrohen për vitin akademik 2016-2017. Për bursat e ofruara nga qeveria italiane afati i aplikimit është data 15 prill, për bursat në Francë është data 30 prill, dhe aplikimi bëhet pranë ambasadës franceze dhe në Institutin Italian të Kulturës. Ndërsa, për bursat universitare në Sllovaki, aplikimi mbyllet në datën 20 prill dhe bëhet pranë Ministrisë së Arsimit.

BURSA STUDIMI NË FRANCË

Në kuadrin e bashkëpunimit kulturor, Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë njofton se Qeveria e Republikës se Francës ka shpallur programin e bursave për kandidatët e huaj në nivelet e studimeve pasuniversitare në master dhe doktoratë për në universitetet franceze, për vitin akademik 2016-2017. Kandidatët në parim duhet të jenë të regjistruar në vitin e tretë të studimeve të ciklit të parë, në vitin e parë ose të dytë në master ose në doktoraturë. Për më tepër informacion mbi procedurën e regjistrimit paraprak (e cila realizohet në gjuhën frënge), për materialet e aplikimit dhe për kriteret e pranimit në universitetet përkatëse, referojuni adresës në vijim: www.ambfrance-al.org. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet e plotësuara pranë zyrave të shërbimit të bashkëpunimit dhe veprimit kulturor të Ambasadës Franceze në Tiranë, deri në datën 30 prill 2016, që është dhe afati i fundit për aplikim.

BURSA STUDIMI NË SLLOVAKI

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron bursa studimi universitare në nivelin bachelor/ master për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2016- 2017 në 9 programe studimi. Të cilat janë: Pedagogji, kujdestari, shkenca pedagogjike; Shkenca sociale dhe të sjelljes; Ekonomi dhe menaxhim; Ekologji dhe shkenca mjedisore; Arkitekturë dhe inxhinieri; Inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim; Agrikulturë; Pylltari; dhe Menaxhimi i ujit. Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të dërgojnë me postë deri më datë 20.04.2016 në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, dokumentet e mëposhtme: Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti e-maili dhe numër telefoni; vërtetimin e notave për dy vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të tretë të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria Rajonale/ Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit; fotokopjen e kartës së identitetit; fotokopjen e pasaportës; raportin mjekësor për aftësi studimi; 4 (katër) fotografi dokumenti. Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të degëve studimore si dhe informacione të tjera, gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk (Scholarships of the Government of the Slovac Republic).

BURSA STUDIMI NË ITALI

Ambasada e Italisë në Tiranë njofton Ministrinë e Arsimit se qeveria italiane ka ofron për shtetasit shqiptarë bursa studimi për një total 54 muajsh, në shumën 820 euro në muaj, për vitin shkollor 2016-2017. Këto bursa mund të përdoren në Itali pranë institucioneve universitare dhe shkencore për kryerjen e këtyre veprimtarive: punë kërkimore, studime universitare dhe pasuniversitare( doktoratura, master, specializime, me përjashtim të shkencave mjekësore), kurse të ndryshme (pranë Akademive, Konservatorëve) për një kohëzgjatje prej 3, 6 dhe 8 muajsh, si dhe kurse të gjuhës dhe të kulturës italiane, për një kohëzgjatje prej 3 muajsh, dhe kurse përditësimi/informimi për mësuesit e gjuhës italiane për një kohëzgjatje prej 1 muaji. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga ambasada e Italisë.

Bursat e studimit në fjalë mund të kryhen pranë këtyre institucioneve: universitete, institute të arsimit të lartë artistik muzikor, institute restaurimi, Shkolla Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Laboratore Kërkimore, biblioteka, arkiva, muze dhe institucione të tjera shtetërore. Periudha e përdorimit të bursës është e kufizuar brenda periudhës së kohëzgjatjes së vitit shkollor 2016-2017, gjithsesi, bursat e studimit do të nisin jo më parë se data 1 tetor 2016 e nuk lëvrohen përtej datës 30 shtator 2017. Afati i fundit për dërgimin telematik të formularit online është data 15 prill 2016. Formulari online duhet të plotësohet me upload-in dixhital të pasaportës (skanimin e saj), të faqes ku është fotografia dhe të dhënat personale. Më pas, kandidatët që kanë ndjekur me përpikëri procedurat e aplikimit, do të kontaktohen brenda datës 29 prill dhe do t’u kërkohet të dërgojnë pranë Institutit Italian të Kulturës disa dokumente, të cilat i gjeni në adresën zyrtare të Institutit Italian të Kulturës http:// www.iictirana.esteri.it, në faqen zyrtare të MAS-it. /Gazeta Shqiptare/

Next Post

100 fakte dhe aspekte interesante të Presidentit në "ikje"... Ky është Barack Obama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In