• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa për 2228 nxënës ekselentë në shkollat 9 vjeçare të Tiranës, Veliaj: Investojmë për gjeneratën e ardhshme

by Java News
24/01/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës shpërndau sot bursat për 2.228 nxënësit më të mirë e të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës për vitin shkollor 2015-2016. I pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së bursave, ku morën pjesë prindër, mësues dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe finalizim i një prej nismave të para të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për të promovuar dhe mbështetur ata që do të jenë nesër drejtuesit e vërtetë të kryeqytetit.

“Duke investuar tek ata që janë me të gjitha 10-a në mësime, besoj se mund të bëjmë shumë më shumë gjëra për qytetin, se sa kur nuk i inkurajojmë ata. Kjo është arsyeja pse kemi marrë vendime si rikthimi i bursës së ekselencës, jo për të kënaqim ata që shpifin dhe bërtasin, por për të investuar për gjeneratën tjetër. Ka shumë njerëz që thonë: “Ç’ke që merresh me këto punë me fëmijët sepse ata nuk votojnë!”. Por, besoj se kemi ardhur këtu sot jo për të bërë llogaritë e zgjedhjeve të radhës, por llogaritë për gjeneratën tjetër, që është gjenerata juaj”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj shtoi se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës po ndërtohet qyteti që do i shërbejë gjeneratës tjetër. Ndaj, ai kërkoi ndihmën e të rinjve për të mbështetur dhe për t’u bërë pjesë e çdo nisme të Bashkisë së Tiranës që e bënë qytetin më të mirë.

“Unë dua që secili prej jush të kuptojë që ky qytet nuk është i imi, ky qytet nuk është i bashkisë, as i gjeneratës që shkoi, ky qytet është në duart tuaja sepse ky qytet është qyteti juaj! Duke qenë se është qyteti juaj dua që secili prej jush të na ndihmojë për shumë gjëra të rëndësishme në qytet. Është shumë e rëndësishme që të kemi një qytet të pastër, ndaj dua të falenderoj të gjithë ata vullnetarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme që na kanë ndihmuar me procesin e pastrimit të qytetit, që kanë qenë vullnetarë dhe na kanë ndihmuar se si ndahen plehrat, se si sot kemi qytetin më të pastër në Republikën e Shqipërisë”, shtoi kryetari i bashkisë.

“Është shumë e rëndësishme që Tirana të mbetet një qytet i hapur, që në Tiranë mos ta diskriminojmë dikë pse ngjyrën e lëkurës e ka më të errët se tonën. Është shumë e rëndësishme që t’i trajtojmë të gjithë njerëzit me respekt, pavarësisht nga cili qytet i Shqipërisë kanë ardhur”, përfundoi fjalën e tij Veliaj.

Next Post
Padia kundër Serbisë për gjenocid, premtim i papërmbushur i Thaçit

"Serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për aneksimin e veriut të Kosovës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In