Burri vret gruan shtatzënë dhe 6 fëmijët e tyre
Trupat e masakruar dhe të bërë copa të gjashtë fëmijëve dhe të nënës së tyre Iulia në muajin e pestë të shtatzënisë u gjetën në apartamentin ku viktimat jetonin në Nizhni Novogorod, në Rusinë Perëndimore.
I dyshuari kryesor për krimin është babai i fëmijëve, Oleg Belov, i cili vuan nga skizofrenia. Burri i moshës 51 vjeçare, është shpallur në kërkim nga policia edhe për vrasjen e nënës së tij të moshuar, kufoma e së cilës u gjet mbrëmjen e djeshme.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Belov e ka planifikuar me kujdes masakrën e familjarëve të tij









