• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Testimi, infermierët “ngelës” për higjienën

by
05/08/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Testimi, infermierët “ngelës” për higjienën

Rezultatet paraprake të testimit të infermierëve të dy materniteteve, Sanatoriumit, Spitalit të Traumës dhe Qendrës Spitalore Unversitare tregojnë se ata kanë njohuri të pakta në lidhje me higjenën dhe oksigjenimin ndaj pacientit dhe rezultojnë më mirë në komunkimim dhe etikë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, theksoi se ky vlerësim është bërë në bazë të një vlere mesatare të përcaktuar, ku infermierët e Sanatoriumit rezulojnë më mirë: “Vetëm 12 infermierë i dhanë përgjigje pyetjeve 35-pikëshe. Vlera më e lartë median është për infermierët që punojnë në “Shefqet Ndroqi”. Më pak përgjigje pozitive pati në lidhje me higjienën. Përgjigje të mira kanë marrë pyetjet që lidhen me etikën dhe me komunikimin”.

Në këtë fazë të parë të testimit për 5 spitalet universitare munguan disa infermierë të cilët do të testohen bashkë me ata të spitaleve rajonale.

“Kishim parashikuar që të merrnin pjesë 1437 infermierë, por morën pjesë 1270. Pra, pjesëmarrja ishte 88%. Spitali me pjesëmarrjen më të vogël ishte ai i “Koço Glozhenit”, me 64%. Por, ata që nuk kanë marrë pjesë do të testohen pas një muaji”, shpjegoi Ekonomi.

Fondi prej 542 pyetjesh i hartuar nga një komision i posaçëm u nda në teza që përmbanin 35 pyetje.Vetëm 12 infermierë i janë përgjigjur pozitivisht të 35 pyetjeve. Të gjitha vlerësimet do i shkojnë drejtuesve të spitaleve për t’i shpërndarë tek infermierët me zarfe.

Ndërkohë që do të jetë faza e dytë e testimit, ajo që lidhet me specialitetin ku punojnë, çka do të japë një pasqyrë të plotë lidhur me orientimin ku do të fokusohen programet e trainimit për infermierët.

Testimi për infermierët e spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit. / Top Channel

Next Post

Gjirokastër, makina del nga rruga, vdes kryetari i Omonia-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com