• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Burri më dhunonte që të abortoja, fëmijën e lashë në jetimore”, historia e dhimbshme e 29-vjeçares

by A R
03/10/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçare nga Fieri ka rrëfyer sot dramat e mëdha të jetës, që nga divorci, e deri tek braktisja e fëmijëve të saj. Teksa u bë personazh i emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’, Eljona Aliu tregoi detaje nga martesa e saj 9-vjeçare, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë dhe më pas divorci i vështirë.

Mes braktisjes dhe skamjes, Eljona u detyrua që t’i linte dy djemtë tek ish-vjehrra e saj, ndërsa vajzën pasi e lindi e la për pak kohë në jetimoren e Vlorës. Por, pavarësisht vuajtjeve, 29-vjeçarja tregoi se sot ka përkrah një njeri që në momentet e vështira i zgjati dorën, me të cilin bashkëjeton dhe që vajza e saj e quan ‘baba’, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Kam duruar shumë nga martesa dhe për hatër të fëmijëve. Por kur ngela shtatzëne, dhe e kisha vajzë, burri më tha ta hiqja, por unë nuk e hoqa. Ndaj u ndamë se ai u fut edhe në burg për vjedhje. Fëmijët i lashë tek vjehrra dhe ika nga shtëpia, por as familja ime nuk më pranoi. Pasi linda vajzën e lashë në jetimore. Fëmijët i kam mbledhur çdo fundjavë bashkë të tre. Dhe u flas i marr në telefon. Kam vuajtur shumë. Kur e lija atje vajzën, qaja, mërzitesha. Jeta ime që kur mora vajzën ka ndryshuar shumë. Fjalën e parë që tha ishte fjala; mami. Bashkëjetuesit tim i tha babi se e ndjeu afrimitetin. Ka qejf të luaj shumë me bashkëjetuesin”, rrëfehu Eljona.

Studios së emisionit i është bashkuar edhe bashkëjetuesi i Eljonës, i cili tregoi edhe se ku ishin njohur ata të dy. “E kam mbështetur Eljonën, e kam pasur në punë. E kam mbështetur në hallet e saj. E kam strehuar në shtëpinë e nënës time kur ishte shtatzënë. Pas 5 muajsh shoqëroi u lidhëm”, tha bashkëjetuesi. Mes të tjerash ai tregoi se ishte shumë i lidhur me vajzën e bashkëjetueses së tij, ndërsa shtoi se i donte shumë fëmijët. “Jam i dashur shumë me fëmijët. Ja plotësoj dëshirën vajzës, luaj me të kur vij nga puna. Do të luaj me mua edhe kur vjen nusja të më sjellë bukën. Për martesën e ka në dorë nusja nëse do që ta bëjmë”, tha ai.

Por problemet për Eljonën siç duket nuk mbyllen këtu. Ndonëse ajo ka bërë punë sezonale prej vitesh në jug të Shqipërisë, këtë vit ajo nuk ka marrë pagën e saj nga pronari. Sipas saj, pronari jo vetëm që nuk ja jep, por e ofendon dhe kërcënon dhe i ka mbyllur telefonin.

“Kemi punuar punë sezonale në bregdet, por pronari nuk na dha lekët. Bëmë punën për 6 veta, ndërkohë që jemi 4 veta. Atje punonim prej 7 vitesh dhe ata nuk na kanë paguar. Kur më morën në telefon më thanë se po më vdiste mamaja u detyrova të ikja me shumë urgjencë dhe u kam kërkuar lekë tek ekonomisti dhe i mora. Disa më ngelen pa marrë. Tani ai s’ma hap telefonin”, tha bashkëjetuesi i Eljonës.

HISTORIA E ELJONËS
Ishte viti 2005 kur lidhi kurorën me një vlonjat, i cili nuk ishte i denjë për familjen që po ndërtonte. Gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte ëndërruar vajza firake. Ata në vitin 2014 u divorcuan dhe në atë kohë kishin vetëm dy djem dhe Elojana ishte në muajin e katër të shtatzënisë. Babai i fëmijëve ushtronte dhunë psikologjike tek Eljona që ajo të abortonte fëmijën e tretë, gjë që nuk e bëri kurrë, pasi vajza ka ardhur sot në jetë dhe është tre vjeç.

Ajo u largua nga shtëpia ku jetoi 9 vite, por në të njëjtën kohë u braktis dhe nga familjarët e saj të cilët nuk e pranuan divorcin. E vetme dhe shtatzëne ngeli mes katër rrugëve. Dy djemtë e vegjël i la tek gjyshërit nga ana e babait, pasi me ata ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira.
Pasi erdhi foshnja në jete, me shumë dhimbje u detyrua ta linte në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Nënë e bijë qëndruan vetëm një muaj bashke dhe më pas vajza shkoi në jetimore. Eljona dhimbjen e ktheu në forcë dhe nisi të sistemoj jetën e saj. Kontaktet vazhdon t’i mbaj me dy djemtë, ndërsa ka rinisur një lidhje të re ku dhe bashkëjeton. Bashkëjetuesi i saj këmbënguli që vajzën ta merrnin në shtëpi dhe kështu ndodhi në datën 22 shtator Eljona e mori vajzën nga jetimorja.

Next Post
FOTO/ Arilena shfaqet thuajse e zhveshur në skenë…

FOTO/ Arilena shfaqet thuajse e zhveshur në skenë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In