• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Burimet hidrike të energjisë, anulohen 8 kontrata koncesionare me shkelje

by Java News
05/03/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt për burimet hidrike të energjisë”, u shpreh sot në një deklaratë për mediat, zv.ministri i MIE, Hantin Bonati.

Në vijim, Bonati shtoi se strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar skanimin e situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve.

“Ky proces, i iniciuar nga shqetësime të ngritura nga komunitete të ndryshme, duke filluar nga komunitete banorësh, e deri tek shoqatat në mbrojtje të mjedisit, ka 2 qëllime kryesore për të zgjidhur problematikat potenciale të së tashmes dhe për të identifikuar të gjitha ato aspekte problematike proceduriale që janë ndeshur deri më sot lidhur me aspektet planifikuese, implementuese, kontrolluese dhe monitoruese, në mënyrë adresimin ligjor për zgjidhjen e tyre, si dhe riinxhinierimin e të gjithë proceseve dhe procedurave”, tha ai.

Më tej, Bonati shpjegoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si një ndër aktorët kryesorë dhe si iniciues i procesit të skanimit, po vijon punën për monitorimin dokumentar dhe në terren.

“Në këtë proces kompleks, strukturat e Ministrisë janë duke bashkëpunuar ngushtësisht dhe me institucione të tjera publike, si  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i cili po verifikon zbatimin e lejeve të ndërtimit nëse këto ndërtime janë kryer në respektim të përcaktimeve të lejeve zhvillimore që gëzojnë.Agjencia Kombëtare e Burimeve Ujore, e cila, po verifikon vlefshmëritë e lejeve për përdorimin e burimeve ujore”, tha ai.

Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

“Problematikat e konstatuara, në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, do të analizohen dhe do të shërbejnë si referencë për ndryshimet ligjore që do të propozohen në këtë sektor”, tha në fund ai.

/a.rada

Next Post
Orban drejt mandatit të tretë, Hungaria dhe Europa të përgatiten për një konfrontim të ri

Partia e Orban, drejt përjashtimit nga e djathta evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

October 24, 2026
Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

October 24, 2026
Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

October 24, 2026
Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

October 24, 2026
Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

October 24, 2026
Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In