• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Burime: SHBA dhe BE mund t’i shpallë non-grata Kurtin dhe Sveçlën nëse përshkallëzohet situata në veri

by A R
07/06/2023 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshi edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, sipas burimeve diplomatike për Euronews Albania.

Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.

Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovoë, si dhe përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Dokumenti gjithashtu parashikon sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Dokumenti thotë se “komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog”.

Teksti vijon, “askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës, ajo që me veprimet e saj, do të nxiste pasigurinë dhe do të ushqente konflikte dhe kriza”.

Më tej teksti thotë se komunitetit ndërkombëtar i ka mbaruar durimi dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga qeveria e Kosovës: është apo jo partnere e komunitetit ndëratlantik?”

Të qenit partner nënkupton përmbushje të pakushtëzuar të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja” sipas tekstit.

Përveç kritikave për qeverinë aktuale, dokumenti hedh kritika edhe ndaj opozitës së Kosovës dhe i akuzon ata “se kanë dështuar të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun e vërtetë për Kosovën”.

Në dokument thuhet se opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë nëse është pro përmbushjes së detyrimeve të Kosovës në procesin e dialogut.

“Fakti që opozita nuk e ka bërë këtë, sjell mosbesim dhe projekton oportunizëm,” shkruhet në tekst.

Në fund thuhet se “nëse Kosova nuk përmbush detyrimet e saj, ajo rrezikon të ardhmen”.

Euronews Albania iu drejtua për koment Komisionit Europian, nëse janë të vetëdijshëm për dokumentin dhe janë dakord me të tilla masa të mundshme.

Një zëdhënës i Komisionit u përgjigj “Ne nuk komentojmë për rrjedhje dokumentash të pretenduara, dhe në veçanti për diçka që pretendon të jetë një dokument i një vendi të tretë në lidhje me veprime të supozuara të BE-së.”

/a.r

Next Post
“Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!”

Salianji akuza Bashës: Langaraq me Ramën, gangster me demokratët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In