• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgu, si idol, më lart se liria

by Frrok Çupi
06/11/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Duket se të gjithë po flasin për burgun. Kjo është vërtet ‘dukje’; në realitet njerëzit janë në punë të tyre ku i largohen burgut dhe krimit. Këta që kanë krijuar idolin për burgun, këta janë minimum, por mund të bëjnë shumë zhurmë.

Askush nuk e do burgun, as më ‘trimat’.

Kjo që po ndodh, në fakt është realiteti. Liria, e admirueshmja dhe e çmueshmja, ndodhet në jetën e shumicës së shumicës, që nga fëmija që ngarkon librat për në shkollë e deri te njeriu një- shekullor. Prandaj edhe nuk bën zhurmë liria. Sepse është e kudondodhur dhe e kudo dëshiruar. Ajo çfarë i zë njerëzit në lak janë prangat, burgu. Këtyre u ikin njerëzit, jo vetëm fizikisht, por edhe kur rrisin fëmijë i këshillojnë ‘mos zini miq të këqij se ju çojnë në pozitë të ligë’.

Po pse e nderojnë kaq shumë burgun?

Ka dy anë. E para se këto vitet e më të fundit u burgosën disa mëkatarë pushteti që  u ishin bërë ‘gaca në sy’, njeriu i fyer gëzohet. Dhe kjo është arsyeja, ‘ama të pashë në burg!’.

Arsyeja e dytë është se ndodhemi në një kohë kur edhe të fuqishmit shkojnë në burg. Dikur nuk ndodhte. Ata kanë mundësi të bëjnë zhurmë, të krijojnë idenë se janë lart vlerat e burgut, ta quajnë burgun një trampolinë dhe jo një qeli të mbyllur.

Sepse ky është interesi.

Që në mëngjes mediat sociale vijnë të ngarkuar me tregime ose mashtrime me fjalën ‘burg’. Pastaj vijnë mediat mainstream, po kaq të bujshme me ngarkesa burgu. Në Parlament flitet për burgje. Njëri nga politikanët propozoi sot që edhe kush flet ‘për dy sekse’ të burgoset. Sot ishte dita me një absurd të mahnitshëm: PD kishte hyrë në arkiva për të gjetur ditën kur është pushkatuar Beqir Balluku, ish ministër në qeverinë komuniste të Hoxhës, para 50 vjetësh. Të kishe pyetur vetë Enverin se kur e pushkatove Beqirin, as kishte për ta kujtuar dot. ‘E ç’ë pastaj, ç’vlerë paska të mbaj mend pushkatime!?’, mund të thoshte vetë Enveri. Por këta kërkojnë Beqir Ballukun në gjuetinë për të gjetur mbesën e tij, Belindën- zëvendëskryeministre sot. Këta të sotmit janë adhuruesit e burgjeve, në diktaturë ose në liri qofshin: ‘Pak burg të kisha/ O mik o vëlla/”.  Këta e kanë  shpirtin atje dhe burgut i thurin lavde.

Po interesin për lirinë, vallë, kush e ka?

Interesin për lirinë e kanë njerëzit e lirë. Edhe në vendin tonë po ndodh ajo që ndodh në shoqëritë qytetare të përparuara. Po ndahen në dy hemisferë, dy faktorët: politika dhe media që adhurojnë burgun, me anën tjetër- njerëzit që nuk u interesojnë as lavdet as mallkimet për burgjet.

Askush nuk mund të tregojë më një lider që vjen nga burgu drejt e në krye të shtetit; vetëm pse ishte në burg. Kjo kohë kaloi me Nelson Mandelën e Afrikës së Jugut dhe me Pjetër Arbnorin e Shkodrës që nuk i rezistoi dot lirisë me intriga. Nuk janë më kohët e burgimeve politike dhe as të heroizmave të burgosur.

Shoqëria jonë ka ardhur në pjekurinë se dëmi paguhet sipas ligjit.

Next Post
“S’ka doktor që të merr përsipër”, Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

“S’ka doktor që të merr përsipër”, Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com