• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgu për gazetarët, maxhoranca tërhiqet nga neni

by Aalison Pearse Stevens
01/09/2016 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca tërhiqet nga neni 13 i projektligjit të SPAK dhe nenit 6 i projketligjit për prokurorinë që rikthente censurën në media dhe parashikonte burg për gazetarët që mund të ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara.

Në bazë të variantit final të akorduar mes shoqatave të gazetarëve me kryetarin e Komisionit të Posacëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, hiqet termi ndalim apo dënim duke garantuar me ligj pavarësinë në marrjen e vendimeve nga prokurorët, pavarësisht çdo ndikimi.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa konfirmon se ky variant do të jetë i njëjtë në të dy nenet e ligjeve përkatëse në nenin 13 të SPAK dhe në nenin 6 pika 3 e ligjit për prokurorinë.

Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjorë, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat.

Në nenin 13 të ligjit të SPAK , thuhej se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Ndërkaq në nenin 6 të ligjit për prokurorinë thuhej që : “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”.

Këto dy nene tashme bien, por fillimisht sollën reagim të ashpër jo vetëm të shoqatave të gazetarëve por edhe të politikës. Në këto kushte shoqata e gazetarëve dorëzoi një memo kuvendit ku propozonte tre zgjidhje për këtë nen. Në takimin e kësaj të enjte me kryetarin e komisionit është rënë dakord pikërisht për pikën e tretë të saj. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Unionit të Gazetarëve, Institutit Shqiptar të Medias, Qendrës (BIRN ALBANIA), Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, si dhe Shoqatës së Mediave Elektronike,

Variant final

Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjorë, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat.”

Formulimi i mëparshëm i dy neneve

Neni 13 i SPAK

“Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Neni 6. pika 3 i ligjit për prokurorinë

  1. Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Apeli lë të pandryshuar masën arrest me burg për shefin e sigurisë së bankës në ish bllok

Luksi i grabitësve të bankës, harxhuan 50 mijë euro për 3 ditë, gafa që i nxori zbuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

June 29, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

June 29, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Nuk ka asnjë kontribut në PS, s’mund të na japë leksione”, Braçe kritikon Koçekun

June 29, 2026
Vrau vëllanë pas konfliktit për pronën, 76-vjeçari para gjykatës: Po të kthehesha pas, do t’ia jepja gjithçka

Vrau vëllanë pas konfliktit për pronën, 76-vjeçari para gjykatës: Po të kthehesha pas, do t’ia jepja gjithçka

June 29, 2026
Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

June 29, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Po shkundet thesi në bulevard

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In