• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luksi i grabitësve të bankës, harxhuan 50 mijë euro për 3 ditë, gafa që i nxori zbuluar

by A R
01/09/2016 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk do të ishin aq moskokëçarës sa të mos harxhonin 50 mijë euro për tre ditë, sa të mos harronin pas tyre shishe ku kishin lënë gjurmët e gishtave dhe të mos lëviznin me tufa të mëdha parash në xhepa, me siguri Roland Liti, Alan Babameto dhe Robert Kulla do të ishin jashtë mureve të qelisë.

Autorët e grabitjes së të Bankës Kombëtare Tregtare në ish-Bllok janë tradhtuar nga një shishe uji, raporton Abc News.

Në mëngjesin e 6 gushtit kur dhe u konstatua grabitja ne zemrën e zonës së ish-Bllokut, grupi hetimor gjeti provat e para në një shishe uji. Një pakujdesi e paimagjinueshme që pritet t’i kushtoje shtrenjtë tre personave që për një fundjave gërmuan murin e një lokali tw boshatisur dhe e gjeten veten përballë xhiros ditore të filialit të BKT-së.

Zbulimi i autorëve të vjedhjes së bankës erdhi pas gjetjes së një gjurme gishti të Roland Litit, një person me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Pas gjetjes se gjurmës, nuk ka qenë më dhe aq i vështirë identifikimi i personit përgjegjës, pasi si Roland Liti, ashtu dhe Robert Kulla ishin personazhe te njohura për drejtësinë dhe gjurmët e tyre ishin lehtësisht tw verifikueshme, pasi i kishin fiksuar edhe më herët kur ishin dënuar, i pari për vjedhje, ndërsa Kulla për rrëmbim dhe pengmarrje

Nga ky moment 37-vjeçari është mbajtur në vëzhgim duke zbuluar lidhjen me Robert Kullën dhe 23-vjeçarin tjetër të vënë në pranga, Alan Babameto.

Sipas Abc News, tre autorët i kanë ndarë mes tyre 200 milionë lekët që grabitën. Shuma e konsiderueshme është ndare nga Liti, Kulla dhe Babameto që nuk kanë nguruar gjatë kësaj kohe të shfrenohen në lukse, duke lënë dhe gjurmë në sistemin TIMS për hyrje-daljet e tyre. Kështu vetëm për 3 dite qëndrimi ne Malin e Zi, tre autorwt e grabitjes kanw shpenzuar me shume se 1/3 e parave të përfituara pa djersën e ballit.

Kulla, “truri” i operacionit

Robert Kulla, djali i një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në vitet ’90, Nehat Kullës, dyshohet se është organizatori si dhe personi që ka shtyrë dy bashkëpunëtorët e tjerë për të realizuar vjedhjen e kasafortës së bankës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas Top Channel, nga hetimet e para dhe në bazë të përgjimeve, grupi hetimor ka krijuar dyshime se 35-vjeçari drejtonte grupin që realizoi vjedhjen spektakolare të gati 200 mijë dollarëve.

Po ashtu mësohet se në momentin e ndalimit nga ana e forcave operacionale, Robert Kulla ka sfiduar verbalisht forcat e policisë./a.m.

Next Post
FOTOT/ Pushimet e djalit të Topallit me modelen (dhe një dedikim i bukuroshes)

FOTOT/ Pushimet e djalit të Topallit me modelen (dhe një dedikim i bukuroshes)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

June 30, 2026
Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In