• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgu nuk është i mirë

by Frrok Çupi
18/11/2025 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka kohë që po flitet vetëm për burgje. Jo vetëm flitet, por duket se burgu është kthyer në energjinë që vë në lëvizje mullirin ku bluhen shumë gjëra: politika, bluhen krunde për pula dhe miell për të vobektët, thashetheme, ryshfete, fate për gjykatës e prokurorë, fatkeqësi për disa të tjerë…

Por burgu nuk është një mulli i mirë për ata që bluhen aty brenda. Për të tjerët edhe është i mirë.

Se po të ishte i mirë për këdo, sidomos i mirë për huliganët, gangsterët, të fortit dhe të korruptuarit…, atëherë nuk do të kishte ngelur vend në burg për ndonjë të vobektë ose hallexhi që e zuri halli në një konflikt për ujin në fshat.

Por ngaqë nuk është i mirë burgu, të fortit kandidatë për burg, fshihen në turmat që krijojnë njerëzit idiotë.

Besoj i vutë re dje në bulevardin e madh të Tiranës, një grusht me njerëz të hutuar. Atij grushti ia kishin vënë emrin herë ‘protestë’, herë ‘foltore’, herë ‘ne të lagjes rrëzojmë Ramën’. Secili nga emrat e ‘tubimit’ vinte në funksion të burgut. I zoti i turmës që është kandidat për në burg, herë i urrente ata që e rrethonin, herë desh t’u fshihej nën pantallona. Edhe kjo në funksion të burgut. Dje mori zarfin për në hetim, po dje u kthye në vendin e krimit, në Bulevard, ku mban mbi kurriz vrasjen e katër qytetarëve protestues paqësorë dhe plagosjen e 137 të tjerëve. Edhe pse erdhi në vendin e krimit, prapë është në funksion të burgut. Desh t’u thoshte viktimave se ‘prapë ashtu ua bëj’, por nuk guxoi për shkak të burgut.

Këtu në këtë bulevard ka kaluar gjithë historia moderne e Shqipërisë. Fashizmi dhe Komunizmi kaluan këtu, këtu kanë kaluar topa dhe arkivolë. Këtu ka kaluar edhe Ilia Erenburg, një gazetar i shquar sovjetik që tentoi t’i gëlltiste më vonë fjalët e mira që tha për kryeqytetin, por ishte e pamundur. Vini re, edhe ky gazetar i huaj, në mbiemër ka fjalën ‘burg’.

I zoti i kësaj ‘vakisë’ mbrëmë në bulevard u duk se herë i fliste Prokurorit si t’i lutej, herë turmës që e urrente pse i kishin ardhur në vaki. Çfarë po bëhet kështu: Tani janë ndërruar prokurorët e tij, apo është bërë burgu më luksoz!? Ndryshe pse ta thërrisnin për te vendi. Luhatjet logjike e bënin ‘të fortin e lagjes’ që të gëlltiste, si Eren-burgu, ditën e 21 janarit kur thuhet se dha urdhër për të vrarë njerëz protestues.

Ky është tmerri i burgut, kot thonë se ‘burgu është për burra’. Burgu do t’i zhburrërojë disa gangsterë që morën hije të lartë dhunuesi. Po të ishte burgu i mirë, as që kishte për tu ngritur ‘burri i botës’ me këmbë rrëshqanas e të dilte në vakinë e bulevardit. Por po të ishte ‘i mirë’, edhe këta mjeranët që u mblodhën në bulevard, nuk do të ishin kaq pak sa me gishta. Ngaqë burgu është shumë i keq, njerëzit atë ditë e lënë të para-burgosurin në fatin e vet. Pas pak do të nisin edhe t’i numërojnë gjynahet.

Njëri nga zyrtarët e kësaj turme, sapo doli nga burgu ka nisur fushatën për të marrë në dorë kryesimin e turmës. Këta e quajnë ‘parti’. Ai akoma e di se burgu të jep nder dhe të vë në krye.

U desh një mal i madh me akte, me ligje, me dëshmi, me prova…, për ta bërë gati si dhëndër drejt burgut këtë tipin që kryesoi mbrëmë foltoren në bulevard. Po të ishte burgu i mirë, ai do të shkonte me këmbët e tij. Ç’i ka parë syri i ka zënë dora deri më tani.

Veç kësaj, u desh që të burgoseshin dhjetëra zyrtarë të tjerë, nëpunës të shtetit e jo të shtetit. Pse? Për të praktikuar rrugën për ‘shefin e  pandëshkueshëm’. Tani erdhi momenti kur e kanë marrë përdore dhe po i thonë: ‘Hajde pra, nuk ka lezet. Ja shiko si shkojnë të tjerët në burg. Hidhe hapin edhe ti!’.

Kaq i vështirë është burgu; por më e tmerrshme vrasja e njeriut; as krahasohen. Kur autori i vrasjes shtetërore bën si trim, këtë e bën për të mitizuar burgun. Kinse ‘unë nuk pyes për burgun!’.

Këtë e bëjnë për të ngritur veten para viktimave.

Next Post
Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com