• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Burgu/Letër publike dëshpëruese e Sylejman Selimit: Harrojeni që ekzistoj

by Java News
03/11/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish –Komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi në një letër ekskluzive që e ka dërguar në adresë të Gazetës Express ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme e cila e refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në letrën e tij, drejtuar avokatit Tomë Gashi, Selimi bënë me dije se ka marrë vendim që tash e tutje të mos ketë përfaqësim ligjor pasi siç thotë ai procesi kundër tij është i montuar nga politikanët vendës dhe ndërkombëtarë.

Në letrën e shkruar me dorë, Selimi thotë se padrejtësinë ndaj tij do t’i dëshmojë koha dhe se ata që kanë marrë pjesë  “në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi një ditë kanë me u turpëru para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Koha do të dëshmojë”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e Selimit të shkruar në Burgun e Dubravës të zbardhur nga Gazeta Express.

I nderuar avokat Tomë Gashi…

Dua të ju falënderoj ju avokatin Smith dhe avokatin Dobruna

Për punën e palodhshme që keni bërë që pesë vite duke dhënë kontributin tuaj në procesin gjyqësor si në rastin Drenica 1 dhe 2, edhe pse ishte vetëm Drenica por që u nda padrejtësisht.

 

Ju dhe ekipi mbrojtëse keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë seancave për të dëshmuar pafajësinë time dhe grupit Drenica1 dhe 2, dhe i ndihmuat trupit gjyqësor që të dalë e vërteta në rastin tim. Por, fatkeqësisht i tërë procesi nga fillimi kishte qenë i padrejtë, i njëanshëm dhe mbi të gjitha politik. Këtë e argumentoi edhe vetë kryetari i trupit gjykues të EULEX-it z. Malcolm Simmons.

Fatkeqësisht i tërë procesi kundër meje po del të jetë proces i montuar nga politikanët vendorë e ndërkombëtarë. Tash e një kohë të gjatë jam duke e pyetur vetën pse më kanë penguar në rrugëtimin tim ndaj proceseve shtetëndërtuese para gjatë dhe pas lufte. Kam qenë bartës i institucioneve dhe bashkëpunues si me përgjegjës të sigurisë ndërkombëtare por edhe me përgjegjësit e sigurisë vendore. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në shërbim të vendit tim. Që të kemi një vend të lirë, demokratikë që i shërben çdo qytetari, pa dallim, një vend ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim, pra një vend ku sundon ligji, të cilin e kam respektuar dhe do ta respektojë gjithmonë. Por jam i zhgënjyer në drejtësinë e vendit tim ku tërë jetën time i kam shërbyer me dinjitet e deri në vetëmohim para dhe gjatë luftës për popullin tonë nën organizimin e UÇK-së si komandant i saj.

I nderuar avokat Tomë Gashi, unë që nga sot e kam marrë një vendim që të mos kem edhe më tutje përfaqësues ligjorë (avokat), nga sot nuk dua të kem avokat mbrojtës më vjen keq që deri më tani keni qenë jashtëzakonisht aktiv, në mbrojtjen e pafajësisë time dhe duke e dëshmuar me fakte keni bërë të pamundurën për ta ndihmuar edhe drejtësinë (njerëzit e saj) për ta vënë drejtësinë.

Kjo nuk po ndodh derisa kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit i cili edhe është organi më i lartë juridik dhe nuk zbatohet atëherë çfarë të themi çfarë të bëjmë kënd ta pyesim, ku të kërkojmë drejtësi? Ku? Politikës.

Jo, kurrë.

I nderuar Tomë, nuk më duhet avokat derisa politika dhe politikanët në veçanti të cilët vendosin për kënd dhe njerëz të caktuar të bëhet gjyqi dhe sa duhet të mbahen në izolim.

Edhe njëherë ju falënderoj juve dhe gjithë ekipin mbrojtës dhe avokatat e të akuzuarve të tjerë në rastin Drenica 1 dhe 2 për kontributin dhe përpjekjet tuaja për zbardhjen e së vërtetës që dëshmon pafajasëinë tonë. Te grupi Drenica 1 dhe 2.

Të nderuar avokatë në këtë proces gjyqësor nuk pati drejtësi por të gjithë jemi të pajtimit se ka qenë i përgatitur dhe i montuar politikisht dh për këtë do të deshmojë koha. Kurse për ata të cilët kanë qenë të involvuar në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi një ditë kan me u turpëru para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Koha do të dëshmojë. Edhe njëherë faleminderit gjithë ekipit mbrojtës (avokat i nderuar) të rastit Drenica 1. Ju kisha lutë të gjithë ata që në një formë po bie ndërmend emri im mos ta përmendin dhe le të harrojnë që ekzistojë. Drejtësia herët apo vonë do ta thotë fjalën e vetë me respekt Sylejman Selimi, Dubravë.

Me respekt Sylejman Selimi

Dubravë 27.10.2018, (b.an)

Next Post
Vrasja e Kacifas, policët grekë në Tiranë, priten nga Ardi Veliu

Vrasja e Kacifas, policët grekë në Tiranë, priten nga Ardi Veliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In