• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burgu i Peqinit, Prokuroria zbardh skemën e shitjes së drogës

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup kriminal prej shtatë personash, që akuzohen se kanë shpërndarë drogë brenda burgut të Peqinit, rrezikojnë dënimin me 77 vjet burg.

Kaq është kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit në gjykatë në përfundim të procesit ndaj shtatë të akuzuarve. Ata, sipas hetimeve, kanë arritur të fusin drogë në burg me ndihmën e një gardiani, shkruan sot Panorama.

“Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se këta persona e siguronin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit dhe nëpërmjet punonjësit të burgut, Zenel Nezha, ia jepnin të burgosurit Dorian Tatoshi, i cili më tej ua shiste të burgosurve të tjerë”, thuhet në pretencën e Prokurorisë.

Referuar provave të mbledhura gjatë hetimit, sipas akuzës, ka rezultuar se Ardjan Serica, në bashkëpunim me Romeo Sericën, u kanë shitur disa personave sasitë prej 0,3 gramësh, 20,991 gramë, 50,649 gramë dhe 20,5 gramë heroinë.

Nga hetimi rezulton se sasinë e drogës prej 20,991 gramësh heroinë Ardjan Serica dhe Romeo Serica e kanë marrë te Jurxhens Kurani, ndërsa pjesën tjetër të drogës ata e kanë siguruar teksa bashkëpunuan me Ferit Sericën.

Nga ana tjetër, Romeo dhe Ardjan Serica më 28 janar 2014 kanë blerë tek Altin Bektashi një sasi prej 50 gramë lëndë narkotike canabis sattiva. Sipas prokurorisë, i akuzuari Jurxhens Kurani, në bashkëpunim me Zenel Nezhën, i cili është punonjës pranë burgut Peqin, kanë futur në atë institucion lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga hetimi rezulton se Jurxhens Kurani merrte porosi nga brenda burgut nga Dorian Tatoshi në lidhje me sasi të ndryshme lënde narkotike. Pasi merrte porositë, ai e përgatiste lëndën narkotike. Nga ana tjetër, Dorian Tatoshi bashkëpunonte me gardianin e burgut Peqin, Zenel Nezha, të cilit i kërkonte ta merrte drogën në Elbasan te Jurxhens Kurani.

Pasi bisedojnë në telefon, Zenel Nezha takohet me Jurxhens Kuranin dhe merr lendën narkotike. Gardiani Zenel Nezha, pasi merr drogën gjatë kohës që është në shërbim ia dërgon këtë sasi Dorian Tatoshit. Referuar hetimeve, pasi merr drogën, Tatoshi ua shet lëndën narkotike të dënuarve përdorues në burgun e Peqinit.

Pretenca

Ardjan Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;

Romeo Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;

Ferit Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;

Jurxhgens Kurani, të dënohet me 12 vjet burgim;

Dorian Tatoshi, të dënohet me 12 vjet burgim;

Zenel Nezha, të dënohet me 15 vjet burgim (përfshirë edhe akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Armëmbajtje pa leje”);

Altin Bektashi, të dënohet me 7 vjet burgim;

Panorama

Next Post

Beogradi kërkon shpjegim për vrasjen e dy serbëve nga amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In