• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgjet i miratuan vajtjen në Strasburg, Fredi Beleri thyen lejen në Athinë?! A do të aplikohet Neni 323?

by S T
15/07/2024 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje shpërblyese që të betohet dhe brenda pesë ditëve të rikthehet në qelinë e tij. Mirëpo, menjëherë mëngjesin e kësaj të hëne, sapo ka dalë nga IEVP Fier, Fredi Beleri ka marrë avionin e parë drejt Athinës.

Një shkelje e pastër e ligjit dhe lejes shpërblyese që i dha Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Fredi Beleri ka deklaruar dy adresa banimi në kërkesën e tij për leje shpërblyese dhe institucionet shqiptare e miratuan, duke sqaruar se i dënuari duhet të qëndrojë në banesën e tij në Himarë dhe/ose në Aloft Stasburg Etoile, 2 Acenue du Rhin 67000 Strasburg France.

Pra, siç shihet dhe në dokumentin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i dënuari Dhionisios Alfred Petro Beleri duhet të qëndrojë në njërën nga këto dy adresa, nga data sot 15 Korrik deri më datë 20 Korrik. Megjithatë, është lehtësisht e verifikueshme se ky shtetas ndodhet aktualisht në Greqi, në zyrën e kryeministrit grek.

Kjo është shkelja e dytë dhe më e rëndë që bën Fredi Beleri brenda pak orëve, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë masash do të marrë shteti shqiptar dhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Prokuroria e Posaçme.

Mosrespektimi i rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga DPB, të pranuar dhe me firmë nga vetë Fredi Beleri, e ngarkon të dënuarin me përgjegjësi penale në bazë të nenit 323 të Kodit Penal. Ky nen saktëson se largimi i të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Por, a do të veprojë ligji dhe shteti shqiptar në këtë rast flagrant të shkeljes së rregullave të lejes shpërblyese për lirimin e të dënuarit?!

Më herët këtë të hënë, newsbomb.al ka raportuar për një tjetër shkelje flagrante të Fredi Belerit. Në ditën e parë të kësaj leje, që praktikisht është sot më 15 Korrik, Fredi Beleri duhej të paraqitej në Komisariatin e Himarës, pasi aty është një nga dy adresat e vendbanimit që ai ka deklaruar. Tjetra është në Stasburg.

Konkretisht, pika 5 e Lejes Shpërblyese për Dhionisis (Alfred) Beleri, thekson:

5 – Ju i dënuari në datën 15.07.2024 duhet të paraqiteni bashkë me një kopje të shkresës “Leje Shpërblyese” në Komisariatin e Policisë Himarë ose përjashtimisht në raste të veçanta, të mbani kontakt të vazhdueshëm me Komisariatin e Policisë së vendqëndrimit çdo ditë në orën 14.00.

6 – Në ditët e tjera, i trajtuar me leje shpërblyese, ju duhet të paraqiteni ose përjashtimisht në raste të veçanta, të mbani kontakt të vazhdueshëm me Komisariatin e Policisë së vendqëndrimit, çdo ditë në orën 14.00.

Pra, Fredi Belerit i është bërë e qartë se në ditën e parë të lejes, duhet të paraqitet fizikisht pranë Komisariatit të Himarës ku ka vendbanimin e deklaruar, për të dorëzuar shkresën e firmosur nga Drejtoria e Burgjeve, për përfitimin e lejes shpërblyese.

Në këto kushte, a e ka thyer ai lejen që ditën e parë?!

Next Post
“Mbani të burgosur Berishën”, Dumani i përgjigjet Shehut: Po lëshoni akuza të rënda në drejtimin tim, s’kam asnjë lidhje me politikën

"Mbani të burgosur Berishën", Dumani i përgjigjet Shehut: Po lëshoni akuza të rënda në drejtimin tim, s’kam asnjë lidhje me politikën

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Nga ju buron gjithë kjo urrejtje more shqiptarë të mjerë?! Shihni ç’bëri propaganda e urrejtjes kundër Tramp, kundër Robert Ficos,kundër presidentit të Iranit…urrejtja kundër kryeministrit hungarez Orban nga BE …Turp.Ngrijeni kokën dhe bashkoni duart fort në emër të Shqipërisë,në emër të vëllazërisë,të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar,pasi nuk kemi dinjitet qeverisës … Është koha të reflektojmë të gjithë… Thjesht,një këshillë miku

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In