Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Mikel Shallari, i cili akuzohet për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku.
Gjykata i vlerësoi të mjaftueshme provat e paraqitura nga prokuroria për të izoluar në burg 26-vjeçarin. Prokuroria paraqiti prova të pakontestueshme shkencore përmes të cilave vërtetohej autorësia e Shallarit.
Por, ai ende nuk ka zbuluar porositësit e krimit, edhe pse grupi hetimor ka identifikuar sipas burimeve personat që kanë kërkuar eliminimin e komisarit.
Vet Shallari nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit.
“Nuk kam gjë për të thenë, do flas një herë tjetër”, ka deklaruar ai në sallën e gjyqit./a.m.