• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg tre të dyshuarve për tritolin në Fushë Krujë

by Java News
20/11/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krujës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre persona, të dyshuar si autorë të shpërthimit me tritol ne ambientin e një robaqepsie në Fushë-Krujë. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 15 nëtorit, ndërsa nga shpëethimi pati vetëm dëme materiale ambientin privat të familjes Tegu, si edhe tek disa automjete që gjendeshin pranë.

Shpërthimi i tritolit ka ndodhur rreth orës 17;30, ndërsa autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë Skënder Vathi dhe nipin e tij, Erjon Tema, për shkak të një krushqie të prishur ndërmjet Vathit dhe familjes Taga. Gjithashtu, ka dyshime se edhe miku i të dyshuarve, shtetasi Ergest Duka ka qenë pjesëmarrës në veprimet e tyre. Tre personat dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

HETIMI
Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se:
Me daten 15.11.2016, rreth ores 17:45 Salla opertative e Komisariatit te Policise eshte njoftuar ne linje telefonike se ne lagjen “Puntori” te qytetit Fushe Kruje prane automjetit dhe rrobaqepsise ne pronesi te shtetasit S. Taga, eshte shperthyer nje sasi eksplozivive. Pas marjes se njoftimit Policia menjehere ka vajtur ne vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se mbi siperfaqen e asfaltit prane rrobaqepsise e cila ndodhet ne katin e pare te pallatit 6 katesh eshte shkaktuar nje demtim ne forme rrethore, me permasa 45x45x10 cm. Si pasoje e shperthimit jane demtuar xhamat e rrobaqepsise ne pronesi te shtetasit S. Taga, si dhe 5 (pese) automjete qe kane qene te parkuara prane rrobaqepësise.

Sipas deklarime dhe nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, rreth orës 17.30, S. Taga dhe bashkëshortja e tij, F. Taga, kanë qenë në dyqanin “rrobaqepësi”, kur kanë dëgjuar zhurmën e një objekti që ra para dyqanit të tyre. S. Taga ka dalë për të parë se çfarë ishte dhe ka parë një objekt të mbështjellë me lecka, i cili vinte era barut. E ka shtyrë me këmbë rreth dy metra dhe aty është dëgjuar edhe shpërthimi i tritolit. Kjo provohet edhe nga thëniet e dëshmitarëve të tjerë të rastësishëm, të cilët kanë parë në atë moment fitilin që po digjej dhe janë larguar me vrap, para se lënda të shpërthente.

Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se ndërmjet familjes së Skënder Vathit dhe familjes Taga ka pasur një problem të zgjatur në kohë, për shkak të një krushqie të prishur. Për këtë arsye, dyshimet e para u krijuan se vendosja e tritolit mund të ishte realizuar nga Skënder Vathi. Efektivët e policisë shoqëruan këtë të fundit, i cili gjendej në shtëpi së bashku me nipin e tij, Erjon Tema. Dy të dyshuarit kanë mohuar që të kenë lidhje me vendosjen e tritolit në dyqanin e S.Tega, megjithëse pranojnë se ndërmjet tyre kanë një krushqi të prishur.

Skënder Vathi dhe Erjon Tema deklarojnë se janë takuar pasdite në Fushë-Krujë dhe, rreth orës 16.30, pra një orë para shpërthimit, kanë shkuar në shtëpinë e Vathit, në Vorë. Ndërkohë, në rrugë operative, efektivët e policisë kanë mësuar se, gjatë asaj dite, në shoqërinë e dy të dyshuarve, ka qenë edhe Ergest Duka. Ky i fundit ka mohuar të ketë qenë nën shoqërinë e Vathit atë ditë, duke pretenduar se ka qenë gjatë gjithë ditës në një kazino të qytetit. Duka e pranon se njihet me Skënder Vathin, pasi kanë qenë në të njëjtin burg, para disa kohësh. Por ai mohon të ketë lidhje me shpërthimin e tritolit në rrobaqepësinë e S. Taga. Duke analizuar të dhënat e referuara të deritanishme, Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit.
BW/d.i.

Next Post
Zidane thyen rekordin e Guardiolas, vetëm 5 ndeshje larg historisë

Zidane thyen rekordin e Guardiolas, vetëm 5 ndeshje larg historisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In