• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg për autorin e masakrës në Dajç, detaje rrënqethëse, Miklovani do vriste nënën e “objektivit”

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tre ditë pas masakrës në Dajç të Shkodrës, gjykata lë në burg Miklovan Parubin i cili vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës. Miklovan Parubi, ishte person i njohur në zonë si konsumator i lëndëve narkotike, si dhe me luhatje emocionale. Mendohet se në këto kushte, i prekur në sedër pas lojës, ai të ketë ndërmarrë krimin. Parubi ishte pronar i një lokali në Dajç, por nuk konfirmohet nëse bëhet fjalë për ambientin ku ekzekutoi bashkëfshatarët e tij.
Ai është i martuar dhe baba i një vajze.Policia tha se vrasja ka si motiv një konflikt banal mes autorit dhe personave që gjendeshin në lokal, pas lojës me poker. Ai qëlloi me armë zjarri pak para mesnatës së 4 tetorit në lokalin në Dajç duke vrarë shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Gjithashtu, nga të shtënat mbetën të plagosur shtetasit: Aleks Prendi, 40 vjeç, Viçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.
Detaje të tjera rrënqethëse
Janë fakte tronditëse këto që do të lexoni më poshtë, por është e vërteta e madhe e një çmendurie që mund të kishte përfunduar me më shumë viktima se sa ajo e dy netëve më parë ku në fshatin Dajç të Shkodrës Miklovan Parubi ekzekutoi me armë zjarri dy persona dhe la të plagosur katër të tjerë.Të hënën duke hyrë e marta, 30 vjeçari mund të kishte lënë edhe më shumë viktima nëse fati nuk do të ishte me njerëzit e pranishëm dhe jo të pranishëm në atë moment çmendurie. Dëshmia e mëposhtme e siguruar nga Opinion.al hedh dritë për herë të parë në mënyë të plotë mbi atë që ndodhi në lokalin e fshatit të humbur Dajç në Shkodër. Për arsye të ruajtjes së anonimatit të dëshmitarit, Opinion.al ka zgjedhur që të përdorë vetëm inicialet e tij. Intervista është marrë nga gazetari Dritan Laci dhe është ekskluzivitet i Opinion.al.
D.L/ Keni kaluar dy ditë të vështira, Çfarë ndodhi dy netë më parë në lokalin ku ndodhi vrasja?
K.F/ Janë thënë shumë gjëra që nuk janë të sakta. Do ta filloj që nga paraditja. Miklovan Parubi, vrasësi ka qenë në lokal që gjatë paradites. Dhe ka ardhur disa herë në lokalin ku kreu vrasjen gjatë ditës. Në darkë ai ka ardhur në lokal dhe bashkë me disa shokë të tjerë kanë bashkuar tavolinat dhe janë ulur bashkë, për të bërë një dorë me letra. Për ta bërë lojën sa më serioze dhe më të fortë i vunë sipër edhe 100 lekë të reja. Ka luajtur edhe vetë Miklovani. Pra nuk po luanin poker me çipsa siç kanë thënë. Kjo nuk është e vërtetë.
D.L/ Para se të kalojmë te ajo që ndodhi, çfarë tipi ishte Miklovani?
K.F/ Ishte tip shumë problematik. Pinte shumë dhe vinte shpesh në lokal. Nuk merrej me asnjë punë dhe gjithë kohës vinte vërdallë. Ishte problematik me gjithë fshatin. Familja e Miklovanit kishte vetë një lokal në fshat..
D.L/ Kalojmë te ngjarja. Çfarë ndodhi?
K.F/Ndryshe nga sa është thënë nuk ka pasur asnjë problem gjatë lojës. Përkundrazi çdo gjë ka shkuar në rregull. Në një moment Miklovani është çuar nga karrigia ku qëndronte dhe është larguar duke i përshëndetur. Edhe djemtë e tjerë po kështu e kanë përshendetur. Ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën dhe një kallashnikov me dy karikatorë. Në momentin kur ka qenë duke mbërritur pranë lokalit ku ndodheshin shokët ai ka parë nënën e Ndoc Markaj (njërit prej të plagosurve) dhe e ka qëlluar më pistoletë, por plumbi fatmirësisht s’e ka kapur…
D.L/ Pra po më thoni që fillimisht ka dashur të vrasë nënën e Ndoc Markaj?
K.F/ Po, kështu është. Më pas Miklovani, apo Vani siç e thërriste shoqëria, është ngjitur në lokal me automatik në dorë dhe nga jashtë u ka thënë “Do u vras të gjithëve”. Në fillim ata që ishin aty e kanë marrë më shaka. Më pas pasi janë qëlluar kanë filluar të shpërndahen, kush në banjë, kush pas banakut. Të parin që kanë kapur plumbat ka qenë Gacalin Kopshti. Fillimisht e ka lënë të plagosur. Këtu i është afruar Vincenci, i vëllai i Gacalinit dhe i ka thënë “Çar bone mer se më vrave vëllan”. Në këtë moment dhe kjo është më e rënda, Miklovani i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur ndërsa ka plagosur edhe Vincencin.
D/L/ Po me tjerët çfarë ndodhi?
K.F/ Pastaj është futur në lokal dhe ka qëlluar sërish. Dikush siç thashë më lart, është future në banjë, dikush është futur në banak
D/L/ Është thënë që objektivi ishte Ndoc Markaj, i cili mbeti i plagosur nga Miklovani? Përse donte ta vriste Ndocin, Miklovani? Kishin pasur ata një debat të mëparshëm?
K.F/ Jo nuk kanë pasur asnjë debat. As më parë as atë natë. Madje kanë qenë shumë shokë. Në momentin kur Miklovani ka nisur të qëllojë, Ndoci bashkë me një person tjetër janë hedhur nga ballkoni i lokalit. Personi tjetër ndrydhi këmbën, ndërsa Ndoci shpëtoi për momentin por u qëllua nga Miklovani poshtë në oborr ku mbeti i plagosur. Pra nuk u plagos në lokal.Në momentin e vrasjes së Gacalinit, Miklovanit ju mbarua karikatori i parë dhe poshtë lokalit ka ndërruar karikatorin pasi kishte dy të tillë dhe ka plagosur Ndoc Markaj.
D.L/ Ndërkohë që në këtë ngjarje kanë qenë dy persona të vrarë, midis tyre edhe pronari i lokalit…
K.F/ Po. Ajet Saiti kishte vetëm tre ditë që e kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi vrasja. Ajeti është vrarë edhe ai në oborr, kur Miklovani kishte vendosur karikatorin e dytë. Ajeti i ka thënë Miklovanit në atë moment: “Ça bane më të plaçin sytë se na vrave të gjithëve” dhe ai aty e ka vrarë….
D.L/ Po i kthehem edhe njëherë dëshmisë që Miklovani ka dhënë pas arrestimit, ku në polici është shprehur se objektivi sipas tij ishte Ndoc Markaj. Ndërkohë që nga kjo që po më thoni del se nuk ka pasur një objektiv të qartë…
K.F/ Po ju them edhe njëherë që nuk ishte Ndoci objektivi. Kur i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar për herë të dytë, ai ka bërtitur “Dilni mer, ku jeni fut mer frikacakë”, ai ndërsa ka vrarë Ajetin në oborr dhe e ka qëlluar edhe njëherë pasi e kishte vrarë, është larguar në një lokal tjetër…
D.L/ Po lini të kuptohet që Miklovani kishte ndërmend të bënte një masakër tjetër..
K.F/ Po. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Por për fat të mirë pronari i atij lokali e kishte mbyllur atë ditë më herët, pasi kishte kryer një aksident. Kështu që nuk u krye një masakër më e madhe. Dhe Miklovani nuk ka qenë vetëm, pasi ka pasur edhe një bashkëpunëtorë që e ka ndihmuar të ikë…   /ma.meidiotiidioti1
Next Post
VIDEO/ “Ato pra, rrugët e Saliut..për tu riparë nga e para”, Rama vë duart në kokë

Berisha për foton e Ramës: Hajduti mbulon surratin në vendin e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In