• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bunkeri, një nga kufomat i shumëkërkuari për vrasje e përdhunim Agim Madani

by Java News
18/04/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje, dyshohet të jetë një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës, shkruan Panorama.

Bashkë me burrin e dyshuar si 50-vjeçari Madani, u zbulua dhe trupi i një femre. Të dy kufomat dyshohet të kenë ndërruar jetë para 6 muajsh nga gjetja e tyre mëngjesin e djeshëm. Çifti ka jetuar së bashku, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, por për policinë është ende mister shkaku i vdekjes. Nga të dhënat paraprake nuk ka shenja për vrasje, edhe pse ekspertiza pritet të tregojë arsyen e vdekjes.

Çifti u gjet i vdekur brenda një kasolleje të ndërtuar prej tyre, në një fshat të Tropojës. Kufomat, një mashkull dhe një femër, me moshë të pacaktuar ende saktësisht, u zbuluan ditën e djeshme nga një bari, i cili është tronditur nga skena.

Dyshimet

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se dyshimet kryesore për identitetin e burrit bien mbi Agim Madanin, 50- vjeçarin më të kërkuar nga Policia e Tropojës dhe ajo e Kosovës.

Me 6 gusht të viti 2014, Agim Madani ka vrarë një mikun e tij me plumb në kokë. Ai kishte marrë leje nga burgu i Shënkollit, ku vuante dënimin dhe më pas kishte shkuar në Tropojë, për të mos u kthyer më në qeli.

Viktima, Shpëtim Sinani, rreth 40 vjeç, ishte mik i afërt i tij dhe policia fillimisht tha se vrasja kishte ndodhur për shkak se autori dhe viktima grabisnin dhe kishin bërë sherr për çështjen e ndarjes së plaçkës që grabisnin. Më pas Madani u largua në drejtim të paditur, ndërsa ngjarja u harrua.

Policia kosovare e ka identifikuar atë si autor të një serie grabitjesh, ndërsa akuzohet dhe për plagosjen e një punonjëse policie në Pejë. Vetë Agim Madani përdorte telefon dhe madje në rrjetet sociale qarkullonte një foto e tij gjatë kohës kur ishte në kërkim. Gjatë kësaj kohe mendohet të ketë gjetur dhe një grua, me të cilën qarkullonte në vendbanime të sajuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërsa burri mendohet të jetë Agim Madani, për gruan nuk ka asnjë dyshim. Ndërkaq, mister është dhe vdekja e tyre. Nga ana e policisë është përjashtuar paraprakisht krimi, pasi nuk ka shenja dhune apo goditje me armë zjarri te të dy viktimat. Ekspertiza pritet të zbulojë nëse ka ndodhur ndonjë helmim i qëllimshëm apo në rrethana të tjera ka ndodhur vdekja e dyfishtë.

Panorama

Next Post

Kthimi i pronave, 8620 dosje për shqyrtim në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In