Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, zbuloi në Kuvend një “sekret” nga biseda me Sekretarin e Shtetit të SHBA, John Kerry.
Bumçi përmendi edhe njëherë se Kerry i kushtoi të njëjtën kohë si qeverisë, ashtu edhe opozitës.
“Ky fakt flet vetë për rëndësinë që ai i jep opozitës. Por po ju them edhe një gjë tjetër dhe këtë e dëgjuan 12 persona që ishin të pranishëm në atë takim. Sekretari Kerry tregoi mirëkuptim të plotë që Reforma në Drejtësi të bëhet në konsensus me Partinë Demokratike dhe bazuar te Komisoni i Venecias”, tha pothuajse me entuziazëm Bumçi.