Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri i ndihmuar nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Të ndihmuar edhe nga banorët e këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll.
Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit.
Policia ka nisur hetimet për rënien e zjarri, që dyshohet të jetë i qëllimshëm me synimin për të shtuar sipërfaqet e kullotave për bagëtitë.TCh