• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bulevardi Stalin, Nr. 57, fytyra e varfër shqiptare

by A R
20/04/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka ndjenjë trishtimi më të madhe për një njeri që i ka jetuar të dy kohët e Shqipërisë, para dhe pas viteve ’90, kur e lëshon nga dora librin me kujtime të pedagogëve frëngë në Tiranë, botuar së fundmi. Jo thjesht për varfërinë skajore që ata e kanë fotografuar përmes kujtimeve të tyre, por edhe deformimin e skajshëm të individit shqiptar.

Kujtimet e sjella nga Shtëpia Botuese “Papirus” ditët e fundit në librin me kujtime të Élisabeth & Jean Champseix, dy profesorët frëngë, që shpjegojnë falë ditarëve dhe shënimeve të tyre Shqipërinë e kohës së komunizmit, janë tejet të veçanta për fushëpamjen e gjerë.

autoret1

Në ditët tona, në mënyrë paradoksale, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që dikush të njohë Shqipërinë e viteve ’70-’80. Nëse do t’u referohesh burimeve shqiptare publicistike, ato janë një-kahëshe dhe tejet skajore në problematikën e rrëfyer. Vetëm bardhë e zi.

Në masë, ato anatemojnë gjithçka, kurse nostalgjikët, veçojnë disi varfërinë, por me penelatat e tyre Shqipëria i ngjan një mrekullie të virgjër. Në rastin e kujtimeve të profesorëve frëngë kemi shumë elementë simpatikë, por ato që duhet të veçohen janë të dhënat që kanë hedhur nga kujtimet e tyre. Dhe, besoj se këto kujtime janë një kontribut i çmuar për njohjen e kohës nga sy shumë të barazlarguar.

Rëndësia e kujtimeve të tyre nuk është thjesht dokumentare por edhe antropologjike. Ti mund të shikosh me kujdes anatominë e komunizmit, por edhe strukturën e jetës shoqërore shqiptare mu në thelb të saj. Vëzhgimet janë interesante dhe përçojnë informacionin primar përmes asaj që dy profesorët frëngë kanë arritur të marrin prej kontakteve me shqiptarët. Të dy kanë qëndruar gjashtë vjet në Shqipëri për të dhënë letërsinë frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. E habitshme se një sërë problematikash që i mbartim në jetën tonë dhe që vinë nga trashëgimia e rëndë e një shoqërie tejet konservatore, janë kapur në mënyrë shumë interesante nga çifti i profesorëve frëngë. Syri i tyre shkon fillimisht nga individi, por depërton thellësisht në mënyrën e jetesës, tipologjinë e veshjes, dialogun dhe strukturën e mendimit të tyre, e cila na e tregon shoqërinë nga vinë dhe përpos kësaj arrijnë shpesh edhe në sinteza tejet interesante. “Disa të tjerë, tashmë “intelektualë”, konstatonin me një lloj trazimi plot ankth se mjedisi i tyre familjar, sidomos kur ishte me origjinë modeste dhe pak i shkolluar, nuk ishte më për at mjedisi i ëndërruar, por megjithatë asgjë tjetër nuk ia zinte vendin, shprehen diku…”.

Libri është i ndarë në disa sythe, kurse çdo kapitull i përgjigjet një realiteti. Për shembull te mungesat ke një përballje të gjërave, që mungonin në kohën e komunizmit. Në një kapitull tjetër ku flitet për përzierjen e klasave, bëhet një vëzhgim interesant sa i përket kastës intelektuale dhe asaj, që sistemi e mendon se konfliktuale. Nga ana tjetër, të bën përshtypje mënyra sesi e shikojnë njeriun e zakonshëm dhe lidhjen e tij me punën. Dhe këtë e bëjnë, në një moment, teksa përshkruajnë përgatitjen e plazhit. Askujt nuk duket se i intereson puna; ndoshta është një protestë në heshtje, thonë. Diku, tregojnë sërish një fenomen, që lidhet me intelektualët të cilët janë dërguar jashtë. Janë kthyer në fortesa të padepërtueshme, sepse mbajnë çdo gjë për vete…, shprehen. Kjo u jep një lloj diference me të tjerët.

autoret

“Epilogu” është i mrekullueshëm, kur në një fshat hasin shqiptarin e vërtetë. Në një fshat kufitar edhe pse fshatarët kanë marrë këshilla për të mos i futur në shtëpi, ata ftohen dhe shikojnë realisht. “Përnjëmend” ekziston Shqipëria thonë të ekzaltuar..

Libri është përshkrimi i një grotesku të thellë, por që në fund të le një trishtim të madh për izolimin e thellë, i cili ia vlen të lexohet sot nga fasha të ndryshme shoqërore për të freskuar kujtimet që duket se shumë shqiptarë i kanë kyçur thellë ndërgjegjes së tyre.

Një vlerësim maksimal duhet t’i kalojë të dy autorëve për punën, ndershmërinë dhe dashurinë e treguar për materialin e tyre, kurse përkthyeses Irena Rambi, që e ka sjellë me një shqipe shumë korrekte, por edhe shumë të kultivuar mendimin e autorëve, duhet të marrë një vlerësim speciale. Kjo duket sepse edhe mendimet dhe përsiatjet e tyre vinë shumë të sakta.

“Papirus” duhet vlerësuar për zgjedhjen e tyre dhe logjikës për të përcjellë këtë lloj publicistike.

kopertina-300x207

Titulli: Bulevardi Stalin, Nr.57

Autorë: Élisabeth & Jean Champseix

Gjinia: Memoare

Botuese: “Papirus”

Përkthyes: Irena Rambi

Faqe: 336

Çmimi: 1.000Lek

 

Next Post

Modelet e luksit/ BMW sjell në treg serinë e 7, vetëm 100 makina (FOTO)

Comments 1

  1. Beniku says:
    11 years ago

    Na rrofshi per dimër pa per behar rrojme vet….. Ngelet ju t’na beni historine e Shqiperise.. Enver Hoxha nuk bente thirrje Te armatoset populli,po bente thirreh per PUNE _ ARSIM_ SHENDETESI_ KULTURE. Bente ligje per ndertim veprash industriale ,hidrocentrale, bonifikim tw bujqwsise, elektrifikimin e vendit. A u hodh ndonje bombe kur qet kwtu zotrinj pedagog Francez?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare me pushtetin, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare me pushtetin, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In