• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bukshkalë, atdhemohuese, e përdalë… dhe patriotët e rrjetit

by Çapajev Gjokutaj
29/08/2023 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Komentues anonimë të disa rrjeteve sociale kanë shperthyer në akuza, madje edhe fyerje për Rita Orën.

Disa u bëjnë thirrje autoriteve në Prishtinë t’i heqin titullin honorifik si ambasadore e Kosovës, të tjerë pasi përflasin ‘etjen’ e saj për para, shtyhen në teori konspirative se paska bërë pazar me shovinistët serbë, ka të tjerë akoma që, s’u peshon shumë, i bien shkurt dhe e quajnë të përdalë.

Gjithë kjo histeri ‘patriotike’ shpërtheu ngaqë para dy ditësh, në një festival në Hungari, këngëtarja e famshme u pa tek këndonte me një flamur serb në dorë.

Siç e shpjegoi vet shqiptarja me famë botërore, kjo sekuencë s’ishte veçse një keqkuptim: një fans nga rreshtat e para i kishte hedhur një flamur serb që, nën dritat e skenës dhe në vrullin e interpretimit, këngëtarja e kishte pandehur flamur hungarez.

Gjithsesi flamuri serb, si gjithë flamujt e kombeve, meriton trajtim dinjitoz se simbolizon vlerat dhe aspiratat e një populli të tërë dhe s’mund të barazohet me genocidin dhe gjakderdhjet e millosheviçëve.

Po, kur është fjala për propagandë e poza atdhedashurie, patriotët e rjeteve sociale nuk të falin asnjë grimë, zerojnë brenda sekondës gjithë kontributin e Rita Orës për popullarizimin në rrafsh botëror të Kosovës dhe të vlerave shqiptare dhe sulen ta shpallin bukshkalë e atdhemohuese.

Dhe të gjithë këtë, shumica e bëjnë me një shqipe të varfër e të përçudnuar, mbushur me lajthitje, fjalor e sintaksë analfabetësh.

Kaq e sakatuar është gjuha në të cilën i shkruajnë komentet, saqë të vjen t’u kthehesh: po qe se do i donit kaq shumë vlerat shqiptare, do kishit shpenzuar pak kohë dhe mund për ta mësuar këtë të uruar shqipe.

Ta përdorësh gjuhën amtare si këta është si ta nxjerrësh nënën në publik veshur si zhelane!

Next Post
“Komplot amerikan për pushtimin e Koresë së Veriut”, Kim Jong Un thirrje ushtrisë: Jini në gatishmëri për luftë

“Komplot amerikan për pushtimin e Koresë së Veriut”, Kim Jong Un thirrje ushtrisë: Jini në gatishmëri për luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

September 25, 2026
“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

September 25, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com