• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Bujqësia, shtëpi pa çati”/ Njihuni me agronomin nga Nikla që ruan varietetet mbi 100-vjeçare

by S T
02/10/2024 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjeshta e gjen duke punuar që në orët e para të mëngjesit. Me eksperiencën shumë vjeçare si agronom, Hysni Hushi synon të sjellë praktika të reja që i përshtaten kushteve klimatike. Kualifikimi arsimor dhe pasioni për natyrën, kanë bërë që babai i dy fëmijëve të mos shkëputet nga toka.

“Nuk i lëmë tokat djerë, por punojmë duke i marrë maksimumin. Deri në vitet ‘80 kur vazhdoja shkollën e mesme e kam pasur pasion. Pasi mbarova shkollën e mesme bujqësore për Pemtari-Vreshtati, studiova në UBT në degën Hortikulturë dhe Mbrojte Bimësh. Vazhdoj sot e kësaj dite ta kem si burim ekonomik dhe relaks.

Për bujqësinë përdoret ajo shprehja popullore ‘shtëpi pa çati’ sepse të gjitha prodhimet janë të ekspozuara përballë faktorit meteorologjik, jo gjithçka mund ta bësh në mjedise të mbyllura, në sera dhe ka riskun sepse fryn era, bie shi, breshër.

Temperaturat e larta apo të ulta janë faktorë meteorologjik që nuk mund t’i anashkalosh. Megjithatë jena munduar që të kultivojmë ato varietete, ato lloj bimësh që të mos jenë me risk të lartë ekonomik”, tregon agronomi nga fshati Buran i Niklës.

Bujqësia është një grup shkencash në vetvete, ndaj për secilën bimë duhet vëmendje dhe njohuri për të pasur rezultate të kënaqshme. Roli i tij është thelbësor në edukimin e fermerëve të zonës.

“Punoj vetë, ndihmoj dhe të tjerët me asistencë teknike, procedurat, me shërbimet sepse jo të gjithë janë të kualifikuar. Ja vlen të merresh me pemtari, ka më pak kërkesa për ujë dhe shërbime. Këtu as pluhur nuk ka sepse zona ku jam unë është zonë e pyllëzuar dhe e veshur e gjitha me bimësi. Kjo është kënaqësia e të jetuarit dhe punuarit në fshat.”, shprehet agronomi.

Në tokën e tij gjen varietete të huaja, por edhe autoktone të cilat i ruan me fanatizëm.

“Kam dardhë dhe mollë që kanë mbi 100 vite. I ruaj me shumë pasion dhe me shumë fanatizëm këta kultivarë vendas. Jam i apasionuar pas kultivarëve autokton sepse pak reklam dhe shërbim po i bëjmë”, shprehet Hysni Hushi./Shqiptarja.com

Next Post
Hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar

Hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar

Comments 1

  1. Lui says:
    2 years ago

    Jo shtepi pa cati. Sepse nuk banon askush ne bujqesi. Thuhet industri pa cati, sepse eshte dicka prodhuese. Ju marrte dreqi me gjithe shkollen qe keni bere..

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In