• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bujar Nishani, mes Fatmir Xhafajt dhe Visar Zhitit

by Mero Baze
29/03/2017 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

 

Bujar Nishani ka përdorur detyrën e tij si kryetar i KLD-së, për të gërmuar në vendimet gjyqësore të Gjykatës së Lartë të kohës së komunizmit, për të gjetur kërkesën për rishikim dënimi të Visar Zhitit. Dhe më në fund e ka gjetur.

I pangopur me faktin që nuk arriti dot ta gjejë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Visar Zhitin, i xhindosur me faktin që doli se Visar Zhiti e ka refuzuar Sigurimin e Shtetit, dhe mbi të gjitha, i tërbuar me reagimin e opinionit publik kundër tij në këtë debat, Bujar Nishani tregon se çmund të bëjë ai, sikur të ketë diçka në dorë, ndaj disdientëve të komunizmit.

Në rastin konkret, ai ka në dorë të fusë minjtë e tij nëpër arkiva dhe të njollosë një disident të vërtetë të komunizmit, të cilin e ka urryer atëherë si antikomunist dhe vazhdon ta urrejë.

Gjesti i Bujar Nishanit është ilustrimi i “antikomunzimit” fallso të Partisë Demokratike dhe arsyes përse e përdor ajo antikomunizmin. Për një kohë të gjatë, prej vitit 1991, armiqtë më të egër të Berishës dhe PD në përgjithësi, kanë qenë antikomunistët e vërtetë. Ata e kanë pas kompleksuar gjithnjë Berishën, e kanë bërë të ndjehet keq përballë tyre, dhe është përpjekur të mbarojë punë me ta brenda mandatit të parë. Ai spostoi nga ekipi drejtues i PD, gjithë përfaqësuesit e të përndjekurve politikë, pastaj tentoi t’i përçajë ata, dhe në fund i dominoi përmes dosjeve të Sigurimit të Shtetit, me të cilat i shantazhonte.

Bujar Nishani i përket kësaj shkolle. Një ish- enverist banal, nga ata që rrëmbenin armët në vitin 1991, për të mbrojtur monumentin e Enverit, një njeri që për t’u punësuar në administratën e qeverisë së Aleksandër Meksit, ndryshoi mbiemrin nga Mehmeti në Nishani, pasi e pengonte ligji 24/1 i vitit 1992, që ndëshkonte me heqje nga puna njerëzit  që i kishin shërbyer komunizmit, tani i ka hyrë një beteje të ligë me Visar Zhitin. I duhet doemos të zhdukë “antikomunizmin” e tij, për t’u ndjerë i qetë.

E shkuara e Visar Zhitit, rezistenca e tij, disidenca dhe arti i tij, e pengojnë si sistem vlerash, si një institucion që nuk e konkurron dot. Ndaj i duhet ta përbaltë.

Është i njëjti president, që thotë se nuk e dekretoi Fatmir Xhafajn, pasi ka qenë hetues dy vjet në Krujë. Jo sipas dokumenteve, por sipas dëshmive, ai thotë se Xhafaj ka ushtruar dhunë ndaj dy ish- të burgosurve ordinerë, dënuar për vrasje dhe vjedhje, dhe kjo gjë e pengonte moralisht ta dekretonte si ministër.

Tani përfytyroni pak sikur Fatmir Xhafaj të kishe goditur të ishte hetues i Visar Zhitit, ta kishte marrë në pyetje, biles dhe ta kishte thyer duke e detyruar të mos mbrohej si antikomunist, kë do zgjidhte Bujar Nishani? Fati e ka sjellë që Xhafaj nuk qenë hetues politik i Visarit, dhe as i atyre që Nishani “ka dëgjuar nëpër media”, pasi sot Nishani do të ishte duke përdorur letrat e tij, si një ish- hetues që ka bërë detyrën.

Kjo është hipokrizia e Partisë Demokratike, e Berishës, e Bashës dhe gjithë atyre që e ndjekin si spektatorë këtë neveri një mujore dhe nuk distancohen nga ky enverist i lig dhe mediokër. Kjo është hipokriza e një partie që thotë “mos hapni dosjet se poshtërohen viktimat” dhe vetë shkojnë kërkojnë letra banale për të viktimizuar dikë që e kanë pasur deputet, ministër dhe anëtar të Kryesisë së patisë së tyre. Kjo është hipokriza e një partie, që bën sikur është gati të shtrihet në rrugë kundër Fatmir Xhafajt dhe duartroket Bujar Nishanin, që tenton të bëjë pis njerëz me ankesa formale kundër dënimeve në vitet ‘70, drejtuar ish- kolegëve të Fatmir Xhafajt.

Është parti e e atyre që ishin bërë gati të ishin pjesë e diktaturës dhe pluralizmi i degdisi të ishin pjesë e demokracisë. Akoma shikojnë ëndrra të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë si komunistë dhe po e bëjnë sot, si “antikomunistë”.

Next Post
FOTO/ Fluturakja misterioze është në orbitë për 680 ditë, askush nuk di për misionin që ka

FOTO/ Fluturakja misterioze është në orbitë për 680 ditë, askush nuk di për misionin që ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com