Tri partitë e mëdha në Bujanoc, Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni paszgjedhor për zgjedhjet e 2 qershorit në Bujanoc.
Marrëveshja është nënshkruar në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i së cilit edhe ishte iniciator i kësaj marrëveshje.
E vetmja parti e cila nuk u bashkua me partitë shqiptare është Alternativa për Ndryshim e ish-kryetarit Shqiprim Arifi e cila në Bujanoc udhëhiqet nga Arbër Pajaziti.
Liderët nënshkrues në një konferencë për media konfirmuan se ky koalicion ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Siç shkruan RTV Presheva, me arritjen e kësaj marrëveshje tani më është e sigurt që Bujanoci edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga partitë shqiptare. Pergatiti BW