Budina vazhdon: Nuk iki pa e rrëzuar Ramën nga pushteti

Edmond Budina ka marrë pjesë në protestën e katërt që bëhet për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.

Në një prononcim për mediat, Budina u shpreh se edhe në drejtim të tyre, pra grupit të teatrit që ishte në protestë, u hodh gaz lotsjellës.

Sipas Budinës, dhuna është e vetmja gjë që di pushtetit sot, pasi theksoi se për Teatrin u protestua tre vjet me dashuri dhe kulturë, por në përfundim u prish ndërsa njerëzit ishin brenda. Po ashtu regjisori tha se policat civilë janë ata që e kanë bërë dhunën dhe sipas tij janë të droguar.

Më tej ai ka konfirmuar se do të jetë në çdo protestë që do të zhvillohet në vend deri në largimin e kësaj qeverie, ndërsa i ka bërë thirrje prindërve të të miturve që kanë dalë në protestë që të lënë fëmijët në shtëpi dhe ta dalin vetë në rrugë.

“Të rinjtë kanë strategjinë e tyre. Ne ishim grupi i Teatrit. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij pushteti fashist kriminal. Policia erdhi dhe mbyti njerëzit në gaz. Ishim duke ndenjur mirë e bukur, ata vetëm se na panë 10 veta bashkë na lëshuan gazin.

Tre vjet kemi që protestojmë në mënyrë paqësore dhe e prishi teatrin me njerëzit brenda. Tre vjet e treguam më së miri me dashuri dhe kulturë dhe ata vetëm dhunën dinë.

Ne protestojmë për demokracinë. Ajo është një dhunë policore. Dhuna prodhon dhunë. Pse nuk bën provën e drogës kryeministri të tregojnë që nuk është i droguar, meqë ai dhe ministrat e tij i quajti këta të rinj të droguar.

Unë jam gjithmonë në protestë, derisa të vendoset drejtësia dhe derisa këta të japin dorëheqjen. Unë do jem me qytetarët e Tiranës. Edhe policat civilë janë të droguar dhe dhunën e kanë bërë atë vetë ata.

Unë nuk jam që fëmijët të dalin në rrugë. Prindërit duhet të bashkohen më fëmijët e tyre, ose ti lënë ata në shtëpi dhe të dalin të protestojnë”, tha Budina.

Next Post

Comments 4

  1. Merko qejvanaj says:

    Rama nga ti nuk e rruan fare o karakatin si teatri jot !

  2. peter says:

    Klloun.I perdorur keq.Humbes.I mundur gjithmone.Pa dinji_personalitet.

  3. leka says:

    Po budalla mbete o i mete

  4. Flm says:

    policia ruan rendin.
    Gazi per ate pune eshte, per budallenjt

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com