• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Budalla! Mos shko në jug të Shqipërisë. Sikterisu jashtë

by
19/08/2015 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj/

(Ky shkrim është për buxhetet normale)

Pushon thashe?! Vuan duhet te ishte. Per te thene turist nuk behet fjale. Eshte nje perleshje, nje zenke e perditshme mes injorantesh te zbritur nga katundet qe kane prane detin e dhuruar bujarisht nga Perendia, qe duan te rrjepin, te zhvatin, te kafshojne pa ofruar asgje, budallenj shqiptare qe pranojne te paguajne 50 euro nata per kater mure me nje kondicioner sa nje pakete cigaresh qe gjithsesi nuk punon se nuk ka tension.

Ej budalla! 50 euro.

Ti punon tre deri ne kater dite per aq leke. Ti kursen gjithe vitin per pak dite. Ti i rri shefit idiot urte e bute duke menduar se do te shlodhesh ato 10 dite. Si do te shlodhesh o budalla?! Sapo hyn tek hoteli ne jugun mrekulli, ke derdhur leket per ditet qe do te rrish (konvertimin e euros) pyet menjehere: ku eshte plazhi i hotelit? Vjen nje pergjigje si cekan nga kamarieri me ca veshe te shperveshur: Ja ore ku eshte plazhi, 5 mije leke jane sheslonget.

Dhe var turinjte vesh shperveshuri, a thua kjo ishte pyetja para fundit te botes. Si mundesh te shplodhesh, kur shkon ne restorant me qejfin me te madh, prenoton ne orarin qe te pelqen, dhe nje numer jo i vogel hamesish, dhe kur vjen gjithe kenaqesi nga plazhi, gjen vendin e prenotuar te zene!!! Pse??? Nje tjeter kamarier dhembeqen vetem qesh si i zene duke vjedh domate? E sheh me trishtim me dhimbje kete idiot te diteve turistike shqiptare, por pse? Pse duhet te ndjesh dhimbje e trishtim per budallekun e ketyre idioteve qe vetem vjelin leke e euro pa ofruar as minimum. Sepse ti shkon ne mengjes heret te pish nje kafe, pasi ke shijuar detin, e theksoj te Perendise, dhe meqe eshte shume heret kerkon te ulet pak volumi i muzikes.

Dhe nje tjeter kamarier turiderr e sycjap pergjigjet halldupce: Pse vetem ti je ne lokal?!?! A e kupton o shqiptar? Per te mos folur per te bertiturat, ushqimin skandal dhe te njetrajtshem, sherbimin qe nuk egziston as ne dhomat e atyre qe gabimisht quhen hotele, faturat qe te vijne me shkrim dore dhe qe ti sjellin ca turinj qe duket se i kane sjelle me zor. Duhen shume dite qe te shohesh nje surrat qe buzeqesh. O budalle! Ti paguan. Hedh leke.

Paguan per muret ku rri. Paguan per cadren qe duhet ta kesh falas. Paguan per peshkun e rezervatit, paguan per sepjet tailandeze, paguan per karkalecin kinez (mos kujtonit se jane te fresket?!), paguan per pijet, paguan per ujin, paguan per cdo gje, madje ti paguan edhe per xhelin qe lyen leshte pronari i ca kashtoreve ku dallohet qarte se investimi i fundit eshte bere ne vitet kur turizmin e drejtonte Rita Marko. O budalla! Pse duhet te mundohesh kur duhet te pushosh. Ai qe paguan eshte MBRETI. Kete e dine shume mire matane te gjithe kufijve tane. Harxhoji ato leke ne Greqi, ne Turqi, ne Mal te Zi, ne Maqedoni. Po po. Une jam nje nga ata qe nuk kam folur kurre. Por pilafi jo uje qe s’mban me, po as vaj. Mos shkoni te pushoni ne jug.

Budalla! Mos shko ne jug te Shqiperise. Kenaqesia e detit eshte vetem 30 minuta, terrori i sherbimit (cmimet sjane ne doren tende, zgjedhja po) zgjat per gjithe ditet. Braktise budalla, sepse po tallin bythen me ty prej kaq vitesh. Per sa kohe? Deri sa bregdetasit e jugut te Shqiperise te dalin ne rruge per te ofruar celesa shtepie si durrsaket. I keni pare durrsaket kohet e fundit? Ata qe u tundnin dikur zinxhirin ne turinj kosovareve e ua vinin cmimin e dhomes pa uje, pa drita pa asgje si rezidence Hiltoni. Tani dalin ne rruge dhe lusin cdo makine te kthehet te godinat (se hotele veshtire se mund te quash ndonje ne Shqiperine turistike) e tyre bosh.

Mos shkoni me per pushime ne jug te Shqiperise, derisa pronaret budallenj te kuptojne se SJELLJA dhe SHERBIMI u rrisin te ardhurat dhe jo deti qe e ka falur Perendia. Mos shkoni me ne jugun e Shqiperise. Derisa qeverite shqiptare qendrore dhe lokale te tundin bythet e te kujtohen se kane qytetare qe duhet t’i mbrojne. Nese duhet dhene me koncension, jepni bregdetin e jugut, sepse vendalinjte jane injorante dhe nuk dine ta shfrytezojne. E nese jo, te pakten mos fusni cdo gje ne xhep, por fusni edhe ne buxhet, kontrrolloni nje ne tre lokale per faturat tatimore dhe do te plotesoni deficitin e gjithe Shqiperise. E mos beni guida dhe reklame turistike kur nuk ofrojme ASGJE sepse, kamarieret turiqene mund te sillen e te flasin harbuterisht me shqiptaret po me te huajt mbeten si guhake, sepse vetem aq dine, cobancen. Por shteti ka punen e tij. Ti shqiptar qe ke punuar nje vit per dhjete dite, hidhi leket atje ku te sherbejne si MBRET.

Pra pusho jashte Shqiperise, aty ku te respektojne sepse PAGUAN. Ose maksimumi ne Pogradec. Ndryshe je budalla. Ti dhe gjithe te tjeret qe pranoni t’ju tallin, t’ju ofendojne, t’ju vjedhin dhe t’u qeshin ne fytyre, kur duhet t’u rrinin me dore ne zemer.

P.S: Kam shkruar shume pak (imagjinoni te nisja me eren e rropullive te peshkut ne Livadhet e Himares e te qenve te ngordhur ne Jale, kerkesen e cuditshme ne Porto Palermo: Mos u ulni dy veta se prishet xhezlongu … disa ele alumini me nje rrjete ne mes, qe kushtojne 3 mije leke copa, teksa u paguan 10 mije leke per dy ore per tu shtrire, etj si keto…) sepse telefoni eshte i vogel dhe te lodh. Shembujt nuk jane me te degjuar…

Next Post

FOTO E RRALLE/ Enver Hoxha me kryeministrin kinez në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

May 5, 2026
Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026
Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

May 5, 2026
Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

May 5, 2026
Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

May 5, 2026
Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

May 5, 2026
Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

May 5, 2026
PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve  Servet Pëllumbi

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

May 5, 2026
19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In