• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FOTO E RRALLE/ Enver Hoxha me kryeministrin kinez në Tiranë

by
19/08/2015 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
FOTO E RRALLE/ Enver Hoxha me kryeministrin kinez në Tiranë
enver

Kjo është një foto e rrallë, e shkrepur gjatë vizitës së kryeministrit kinez në Shqipëri, në vitin 1966.

Foto është publikuar nga gazetari Roland Qafoku, i cili shkruan.

“14 qershor 1966.

Në autoveturën e hapur ndodhet në këmbë diktatori shqiptar Enver Hoxha, kryeministri i Kinës Çu En Lai dhe kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu.

Është dita e parë e vizitës së dytë të kryeministrit të Kinës në Shqipërinë e asaj kohe, një vizitë që kaloi me një vëmendje dhe interes të jashtëzakonshëm në vend dhe në botë.

Fotografia është shkrepur në momentin kur makina është duke kaluar pranë godinës së sotme të bashkisë së Tiranës për tu futur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në të dy krahët e rrugës janë duke brohoritur plot entuziazëm qytetarë të Tiranës ndërkohë që forcat e sigurisë shoqërojnë eskortën me motorrët e policisë.

Vihen re lehtë një numër shumë i madh i flamujve shqiptarë dhe kinezë që janë vendosur edhe në makinë por edhe në godina përreth.

Madje edhe ngjyra e motorrëve të policisë është e kuqe si e flamujve.

Ishte kulmi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe një nga thëniet e diktatorit Hoxha ato ditë ishte unikale: Nuk jemi 2 milionë, por 1 miliardë e 2 milionë!

E mjerueshme ishte ajo që ndodhi në Shqipëri pas kësaj vizite dhe që u quajt revolucion kulturor!

Kinezëritë e asaj kohe të lënë pa fjalë edhe sot”, shkruan Qafoku.

Next Post

NEWSWEEK/ Rama paralajmëron Europën: U lodhëm duke pritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com