Nga Artan Fuga
Isha ulur te kafeneja perballe radio Tiranes.
Tarraca prej druri jepte mbi trotuar. Po pija kafen si uje i zi pa pike shije qe ne vend te me motivonte per diten qe kisha perpara me trishtoi edhe me shume ne ate mengjez vape.
Paprimtas, te tavolina im, pertej parmakut prej duri, mbi trotuar, u shfaq nje fytyre njeriu.
Syte i shndrisnin. Floket e qethur zero, si te ishte artist, moderator a analist.Qeshte kot. Duart i kishte ngritur te veshet me gishtat tregues lart. Gishtat dukeshin si zgjatim i vesheve. Qeshte dhe mblidhte supet rreth qafes.
Dukej qe nuk ishte ne rregull.
Zoteri – mu drejtua me ze te larte. Kur mjeku i kempit te jep diagnozen si i semure, por nuk vendos daten atje, a ka rrezik qe te mos e marr ndihmen sociale?
Kerkoja ta vendosi daten ! – i thashe.
Ihihi, ahaha, ja bente, me gishtat si antena mbi veshe dhe qeshte duke mbledhur supet. Syte i shkelqenin me nje drite te cmendur.
Cfare diagnoze te vuri? – e pyeta per gallate. Gjithe kafeneja po degjonte e shihte skenen.
Ai u pergjigj pa hezitim : Budalla, me tha, ashtu edhe e shkruajti. Budalla i lindur.
Me vinte keq, por edhe qeshja pa te keq.
Une e kuptoj se cfare do te thote jesh budalla, vazhdoi ai, sepse e ndjej budallallikun tim,por nuk kuptoj perse mjeku ka shkruajtur “budalla i lindur”. Ma shpjegon dot se cfare do te thote i ” lindur”? Dhe qeshte e mblidhte supet, dhe ngrinte gishtat mbi veshe.
Aman ma thuaj !- bertiste, ma sqaro diagnozen.
Budalla i lindur do te thote qe ti nuk je fajtor qe je budalla, mund ta kete pasur fajin babi yt, Zoti, ndotja e mjedisit, komshiu, ndonje politikan,por ti vete nuk ke faj.
Njeriu u lumturua : Shyqyr qe qenkam budalla pa faj, se te heqin ndihmen sociale keta – dhe nisi te kercente mbi trotuar.
Sepse kam degjuar se kur ben aksident me makine per fajin tend i paguan vete leket e demit. Sa mire qe jam budalla i lindur… pa faj, dhe ngriti dy duart lart nga gezimi si femije.
Degjo ! – thashe : Kur te shkosh para komisionit mos fol fare sepse keshtu si flet ti, pavaresisht se je budalla, do te te shpallin te mencur. Une njoh burra te mencur qe kur flasin a shkruajne, dalin ne televizor, shkruajne ne gazeta a blogje, a mbajne leksione, jane shume me debila sesa ti, qe mjeku me hak te ka shpallur budalla te lindur.
Do te humbasesh pensionin social. Sot, me mire budalla i lindur si ti, sesa i mencur dhe pa pune. Te jesh budalla sot eshte nje lloj profesioni, kur i mencur nuk gjen kurre pune.
Kujdes sepse nje budalla qe e di se eshte budalla, ne fakt nuk eshte komplet budalla.Perkundrazi, dikush qe
levdohet gjithe diten se eshte i zgjuar dhe i ditur,ai po, nente ne dhjete raste, eshte budalla komplet sepse nuk kupton asgje.
Mos e quaj veten budalla, sepse ata te kempit do te te shpallin te mencur dhe do ngelesh pa asnje lek.
Hahaha, hihihi qeshte, kercente, domethene jam budalla pa faj he? Po ti ku i di mire keto gjera?- pyeti dhe fytyra iu trishtua. Se mos je edhe ti budalla si une ore budalla?
Doktor je ti?
Jo,une jam profesor. Akademik.
A ka akamika budallenj?
Nuk e di, edhe mundet, nuk i kam testuar.
Nga dallon nje profesor nga nje doktor?
Nje doktor si yti sheron, i ben budallenjte te mencur, kurse nje profesor si une qellon qe te mencmit i ben budallenj.
Ik or budalla? Vertet?
Me pa ne sy : Mos bej shume budallenj se ka rradhe te kempi dhe vonohem pastaj – tha.
Iku duke qeshur, hhaha, ihihi.