• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse vjen vërdallë, o Sali ziu? Do e mundësh ti Amerikën ?!

by Spartak Ngjela
09/07/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A mund t’i ndodhë Shqipërisë sërish fati i saj i keq, që një grup njerëzish ta izolojnë osmanisht nga Perëndimi? Jo. Kjo mundësi tani është zero, sepse antiperëndimorët nuk janë në pushtet.

I gjithë grupi Berisha që po lufton për “sarajet e Saliut” nuk di as vetë se çfarë kërkon. Saliu i ka inkriminuar dhe u ka lënë hapësirë të përvetësojnë diçka nga abuzimi. Por jo të gjithë ata flasin. Çudia është se kundër Amerikës dhe shqiptarëve shihen si “të palodhur” dy ose tre kukulla që nuk kanë lidhje shumë me abuzimin. Këta nuk kuptohet se përse dalin kundër historisë: janë të liq si natyrë, apo janë injorantë që i lodh historia? Më së shumti janë injorantë që nuk e njohin fare as historinë, as politikën dhe as gjendjen aktuale në Shqipëri.

Por, a kanë frikë nga drejtësia? Jo, sepse të tremburit që i ndruhen drejtësisë, nuk po flasin dhe, siç duket, nuk kanë më shpresë te vota parlamentare. Ai që bërtet me pafuqi fizike dhe i drobitur në fytyrë është Sali Berisha. Ndihmësit e tij duken si shërbëtorë të feudalit mesjetar, sepse nuk e kuptojnë që në Reformën shqiptare janë pleksur interesa historike të Perëndimit dhe të vetë shqiptarëve.

Shqipëria gjithmonë ka qenë një pikë kyçe në historinë moderne të Perëndimit, kurse sot është domosdoshmëri. Pas luftrave kastriotiane, gjithmonë shqiptarë kanë qenë ata që i kanë shitur shqiptarët në Lindje. Por kanë qenë shqiptarë në pushtet absolut. I fundit ka qenë Enver Hoxha, sepse këta të sotmit të Saliut, për fat të shqiptarëve, nuk janë në pushtet. Grupi i Saliut, për t’i shpëtuar kësaj Reforme, do t’i shiste shqiptarët në Lindje, po të ishte në pushtet, por sot ai është në trotuar. Këtë nuk kuptojnë dot lakejtë e Saliut, sepse nuk e njohin as historinë, dhe as politikën. Saliu vërtet është hedhur me të gjithë forcën kundër Amerikës, por nuk e ka ai në dorë drejtimin e politikës shtetërore, prandaj qeshin me të amerikanët.

Kur interesat janë të mëdha, edhe forcat kundërshtare të interesave shkatërrohen. Saliu dhe tabori i tij do shkatërrohet, se nuk është në pushtet. Po të ishte në pushtet, shkatërrimi do t’u vinte me lëvizje popullore; pa qenë në pushtet, shkatërrimi i tij vjen dhe me tre policë të shtetit. Nuk e patë që “revolucionin” antiperëndim kërkoi ta bënte Saliu? Idea ishte që me revolucion të merrte sërish pushtetin. Por ja që “nuk kishte shkëndi” për të ndezur zjarrin.
Sigurisht që kjo është tabloja qesharake e të papushtetshmit, prandaj qeshin amerikanët, se pushtetin e ka kryeministri aktual, dhe ai ka firmosur Reformën.

Po kryeministri aktual, e do realisht Reformën, dhe ështe realisht me interesin shqiptaro-amerikan të momentit? Sigurisht që po, se e di që nuk ka rrugë tjetër as për të, dhe as për kërkënd tjetër. Sot fati shqiptar ështe takuar me historinë e Perëndimit, dhe brenda këtij vektori ecën dhe kryeministri shqiptar dhe gjithë lidërshipi socialist. Kjo sigurisht që mjafton, sepse Saliu nuk e bëri dot revolucionin neoosman në Shqipëri.

Por, çfarë do behet me Reformën, a do të votohet ajo në Parlament, kur duhen 94 vota? Patjetër që do të votohet. Sepse, për të shkatërruar grupin qesharak të Saliut, nuk ka nevojë për 94 vota, por për politikë.

Politika amerikane deklaroi hapur: “Reforma shqiptare eshte interes shqiptaro-amerikan, dhe është kjo që është paraqitur”. Lakejtë e Saliut dolën hapur kur pohuan dje se “asnjë i huaj” nuk mund të jetë arbitri ynë; sepse ata kërkuan hapgjyqtarët që do gjykojnë korrupsionin shqiptar, duhet t’i zgjedhe dhe t’i heqë nga detyra, po korrupsioni shqiptar. Ky ishte fundi i tyre.

Amerikanët prapë u tallën me Saliun, sepse Ramës dje i bëri shenjë të hapur Presidenti amerikan në samitin e NATOs, kur e takoi veçanërisht në sy të të gjithëve. Pse vjen vërdallë, o Sali ziu, do mundësh Amerikën ti me katër ose pesë shigjetarë?

Nuk ka mundësi tjetër. Parlamenti do të votojë Reformën. Shqipëria është radhitur në luftë kundër terrorizmit, kurse NATO u deklarua hapur dje kundër Moskës. Atëherë, pse, politika amerikanë nuk e kupton që këta që janë kundër Reformes shqiptare janë mundësi potenciale ose e terrorizmit, ose e Moskës?

Ja pra, e shihni se sa e rëndësishme është Shqipëria sot për Perëndimin? Po antireformizmi shqiptar? Është më mirë për të, “të ulë kokën”, se nuk e ka forcën që t’i çojë Shqipërinë dhe shqiptarët sërish ne Lindje.

Next Post

Goditet baza e prostitucionit në Tiranë 6 në pranga,sekuestrohen 3.9mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In