Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Edhe pse pritet mot me diell temperaturat nuk do të jenë ekstremisht të larta sikur ditët dhe javët që lamë pas.
Temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri në mënyrë progresive në ditët në vijim, por të shtunën pasdite në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe disa pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
/b.h