• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH siguron për klientët linjë krediti në euro

by Java News
07/04/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje me Bankën për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) për hapjen e një linje kredie në Euro. Marrëveshja do t’i shërbejë mbulimit të nevojave të mundshme për likuiditet në valutë, në shuma të mëdha. Për huamarrjen, Banka e Shqipërisë do të përdorë si kolateral tituj investimi nga portofoli i rezervës valutore. Sipas Bankës Qendrore, marrëveshja përbën një mekanizëm të rëndësishëm për të vepruar në situata krize dhe krijon me shumë fleksibilitet në administrimin e rezervës valutore, në kushtet kur pjesa kryesore e saj në monedhën Euro investohet me normë negative interesi.

Në pesë vitet e fundit, Banka e Shqipërisë e ka rritur me 70% rezervën valutore, duke e çuar atë në rreth 3.4 miliardë euro. Strategjia për të rritur rezervën valutore lidhet kryesisht me shkallën e lartë të euroizimit dhe nevojën për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme emergjente që mund të ketë ekonomia për monedhën europiane. Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka shtuar sfidat për një investim eficient të saj, në kushtet kur politikat monetare lehtësuese prej vitesh i kanë çuar normat e interesit të euros në territor negativ.

Kjo e vështirëson sigurimin e fitimeve nga investimi i rezervës valutore. Gjithnjë duke ruajtur një profil të kujdesshëm rreziku, Banka e Shqipërisë ka pasuruar gamën e instrumenteve ku kjo rezervë investohet, si, për shembull, obligacione të mbuluara me kolateral financiar. Gjithashtu, Banka Qendrore ka hedhur hapa për lidhjen e një marrëveshjeje për klerimin dhe tregtimin e kontratave të së ardhmes (futures), me asistencën e Bankës Botërore. Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument do të minimizojë kostot në investim dhe do të krijojë më shumë oportunitete për rritjen  e të ardhurave nga administrimi i rezervës valutore. SCAN

Next Post
FOTOT/ Miley Cyrus përshfaq pozat provokuese për fansat

FOTOT/ Miley Cyrus përshfaq pozat provokuese për fansat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In