• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH konfirmon rritjen ekonomike 4.06 përqind, papunësia 13.2 përqind

by Java News
03/10/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë konfirmoi shifrat e publikuara nga INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Guvernatori Gent Sejko tha në një konferencë për shtyp se ekonomia në periudhën prill-qershor të këtij viti kërceu në 4.06 përqind.

Sejko tha se inflacioni vjetor është ngadalësuar në 2.1 përqind, ndërsa papunësia përllogaritet në 13.2 përqind.

Banka e Shqipërisë vëren gjithashtu edhe një ulje të kredive me probleme në të gjitha bankat e nivelit të dytë, ndërsa për muajin gusht, Guvernatori Sejko deklaroi se balanca buxhetori pësoi sufiçit.

Gjithsesi, sipas Guvernatorit, ekonomia shqiptare është ende shumë larg potencialit të vërtetë të saj.

“Ekonomia shqiptare është ende larg potencialit të vërtetë të saj, por hendeku po ngushtohet”, deklaroi ai

Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar shqetësimin e ngritur nga FMN për koncesionet. Sejko e cilësoi si normal rekomandimin e FMN, ndërsa sipas tij, aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar, do të rezultonin të suksesshëm dhe do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit.

Guvernatori deklaroi se koncesionet duhet të bëhen sipas standardeve evropiane dhe në mënyrë transparente. “Rekomandimi është normal dhe standard, Shqipëria është një vend me nevoja të mëdha për investime dhe resurse të kufizuara.

Aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar që do të rezultonin të suksesshëm do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit. Edhe FMN është shprehur se nuk ka asgjë kundër PPP, por duhet të jenë të studiuara, me rentabilitet dhe të suksesshme, pasi edhe impakti fiskal do të ishte brenda parashikimeve.

Projektet duhet të bëhen në mënyrë transparente dhe sipas standardeve evropiane. Është një projekt i madh i parashikuar për 4 vite dhe duhet të laborohet. Do të gjykojmë ecurinë. Projektet publik -privat është një mundësi për të ndarë riskun, por sipas kritereve. Pra këto projekte parashikojnë rezultojnë me potencial të madh, por duhen sipas standardeve” deklaroi ai.

a.ç

Next Post
TIRANE/ Shpërndarësi i picave përndiqte vajzën e mitur, gjykata e lë në burg

TIRANE/ Shpërndarësi i picave përndiqte vajzën e mitur, gjykata e lë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In