• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH: Inflacioni do të rritet gradualisht drejt objektivit 3%

by Java News
09/08/2015 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni mesatar vjetor i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.8%. Luhatjet e inflacionit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit kanë reflektuar ecurinë e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara te cilat kanë pasur luhatje të larta në periudhën shkurt – prill të këtij viti dhe për shkak të përmbytjeve në disa nga zonat e ulëta të vendit.

Nga këndvështrimi makroekonomik, raporti i Bankës së Shqipërisë parashikon se rritja e ngadaltë e çmimeve pasqyron efektin e një kërkese të dobët agregate si dhe çmimet relativisht të ulëta në tregjet botërore. Ndikimi i këtyre faktorëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm në horizontin afatshkurtër. Inflacioni mesatar i vitit 2015 pritet të luhatet rreth nivelit 2%. Parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se inflacioni do të vazhdojë të rritet më tej gjatë dy viteve të ardhshme dhe të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektivin tonë prej 3%, rreth fundit të vitit 2017.

Faktorët që do të mbështesin kthimi i inflacionit në objektiv
Banka Qëndrore parashikon se kthimi i inflacionit në objektiv do të mbështetet nga një gjallërim gradual i ekonomisë në vitet në vijim. Në masën më të madhe, parashikimi mbi ecurinë e inflacionit në dy vitet në vijim mbështetet në projeksionet tona për një rritje progresive të ekonomisë dhe për një shfrytëzim më të plotë të kapaciteteve prodhuese gjatë viteve të ardhshme.

Të dhënat më të fundit ekonomike janë në linjë me vlerësimet e mësipërme. Rritja ekonomike e vitit 2015 pritet të jetë më e lartë se ajo e një viti më parë. Sipas të dhënave të Instat-it, tremujori i parë shënoi një rritje vjetore të aktivitetit ekonomik prej 2.8%. Kjo normë ishte më e lartë se pritjet tona dhe pasqyron kryesisht rritjen e investimeve dhe të eksporteve neto. Të dhënat indirekte të disponuara, sugjerojnë për norma të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë.

Banka Qendrore vlerëson se gjysma e dytë e vitit mund të shënojë ritme më të ngadalta rritjeje, si pasojë e ndikimit të mundshëm negativ të ngjarjeve në Greqi. Megjithatë, marrëveshja e arritur në muajin korrik 2015, është pikënisje për normalizimin e situatës në vendin fqinj.

Për rrjedhim, efektet më të mundshme në Shqipëri do të përqendrohen në rënien e përkohshme të aktivitetit tregtar dhe të remitancave, pa cënuar aktivitetin e sistemit financiar. Si të tilla, këto efekte pritet të jenë kalimtare.
Nga këndvështrimi i politikës monetare, rëndësi të veçantë kanë projeksionet për rritjen ekonomike dhe inflacionin në një periudhë afatmesme. Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë ritme më të larta rritjeje në dy vitet e ardhshme. Bilancet e sektorit bankar dhe privat, ambienti i jashtëm ekonomik dhe klima e përgjithshme e biznesit, pritet të përmirësohen në këtë periudhë. Këto zhvillime, vlereson BSH-ja, do të mbështesin zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe të jashtme.

Next Post

Djemtë e larguar të Malësisë rikthehen në kishë për të gjetur nuse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In