• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Forcimi i Lekut, pasqyrim i përmirësimit të bilancit të jashtëm të ekonomisë

by Os De
31/10/2025 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë ka qenë përcaktues në tendencën e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.

“Gjatë vitit 2024, eksportet totale shënuan vlerën e 9.1 miliardë eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhës, të nxitura nga të ardhurat nga turizmi në vlerën e 5 miliardë eurove. Po ashtu, remitancat arritën 1 miliard euro, ndërsa flukset hyrëse nga investimet e huaja direkte në 1.6 miliard euro. Në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar përmirësim gjatë tre viteve të fundit, duke regjistruar minimume të deficitit të llogarisë korrente dhe duke u pasqyruar në trendin forcues të kursit të këmbimit. Në pasqyrim të këtyre dinamikave, borxhi i jashtëm ra në 40.6% të PBB-së, ndërsa rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur pranë nivelit të 7 miliardë eurove, duke ofruar një garanci të rritur për stabilitetin financiar të vendit,” tha Sejko.

Kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, në rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Sejko vuri në dukje gjithashtu se pozicioni fiskal është përmirësuar më tej, sikurse tregohet nga reduktimi i deficitit buxhetor dhe i borxhit publik, respektivisht në nivelet 0.7% dhe 53.8% të PBB-së, për fundin e vitit 2024.

Gjithashtu, sistemi bankar ka përmirësuar treguesit e qëndrueshmërisë, ka rritur bazën e depozitave dhe ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e kredisë. Këto zhvillime kanë rritur aftësinë e sistemit bankar për të furnizuar ekonominë me fonde të qëndrueshme dhe me kosto të ulëta, si dhe kanë mundësuar zgjerimin e përdorimit të instrumenteve moderne të pagesave.

Në pasqyrim të këtyre zhvillimeve, Shqipëria njohu përmirësim të vlerësimit të rrezikut të borxhit sovran nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, çka kontribuon në uljen e kostove të financimit të ekonomisë shqiptare në tregun e huaj.

Sipas Guvernatorit, kjo tablo pasqyron  ndër të tjera edhe kontributin e Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet politikës monetare dhe makroprudenciale, të mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sistemit bankar, si dhe të masave për nxitjen e zhvillimit të tregut financiar dhe të sistemit të pagesave.

“Pas një faze normalizimi gjatë viteve 2022 – 2023, qëndrimi i politikës monetare u bë më akomodues gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 dhe vitit 2025. Kjo qasje u diktua nga nevoja për të rikalibruar kushtet monetare në një ambient me inflacion në rënie. Në këtë kuadër, ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3.25% në fillim të vitit 2024, në 2.5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, ne intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024, dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025. Rritja e prezencës në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e aktivitetit në tregun valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, pasoja të cilat mund të burojnë nga krijimi i pozicioneve spekulative apo nga rritja e volatilitetit të kursit,” tha Sejko.

Sipas tij, këto masa kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të financimit për familjet dhe bizneset. Normat e interesit të kredisë në Lek janë reduktuar, ndërsa kreditimi ka përfituar gjithashtu nga një qasje më pozitive e bankave ndaj tij. Për rrjedhojë, kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 15.7% në fund të vitit 2024, dhe 14% në tremujorin e tretë të vitit aktual. Kjo kredi, sipas tij, ka mbështetur konsumin dhe investimet e sektorit privat, duke ruajtur një kompozim të mirë valutor dhe një cilësi të mirë të portofolit të kredisë.

Next Post
Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe

Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In