• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Forcimi i Lekut e ka ulur inflacionin me 2.5 pikë

by A R
10/08/2023 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare është faktori kryesor që ka sjellë forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë në raportin e radhës të politikës monetare, ka sjellë një analizë rreth faktorëve që kanë sjellë forcimin e Lekut dhe efekteve të këtij forcimi në ekonomi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit nominal të këmbimit gjatë tremujorëve të fundit ka ardhur kryesisht si rezultat i forcimit të trendit të kursit real të këmbimit, ose me fjalë të tjera i përmirësimit strukturor të sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjes në tërësi të produktivitetit të saj, si edhe i rënies së primeve të rrezikut, ose e thënë ndryshe, i rritjes së besimit të publikut në monedhën kombëtare.

Të dy këta faktorë duket se diktohen nga përmirësimi strukturor i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare, përmirësim i cili ilustrohet me disa tregues.

Deficiti i llogarisë korrente ka pasur një trend të qartë rënës gjatë kësaj periudhe, nga niveli 7.7% i PBB në vitin 2021 në nivelin 6% në vitin 2022 dhe më tej në 3.1% në tremujorin e parë të vitit 2023.

Ky përmirësim është diktuar nga rritja e kërkesës së huaj për shërbimet shqiptare të turizmit.

Flukset hyrëse të turizmit arritën nivelin e 2.8 miliardë eurove në 2022 dhe të 624 milion eurove në tremujorin e parë të vitit 2023, duke përshpejtuar ndjeshëm normat e rritjes.

Paralelisht me to, remitancat kanë ardhur në rritje, duke siguruar prurje valutore rreth 833.7 milionë euro në 2022 dhe 213.7 milionë euro në tremujorin e parë të vitit atual.

Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) arritën në nivele të larta historike prej 1.3 miliardë euro në vitin 2022, me një rritje 33%, dhe mbetën të larta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Në aspektin makroekonomik, Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i kursit të këmbimit ka qenë faktori kryesor në nivelet e ulëta të inflacionit në vend, nivele të cilat kanë qenë dhe mbeten më të ulëtat në rajon, duke reduktuar pasojat negative të goditjes së huaj në fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mungesë të forcimit të kursit gjatë dy viteve të fundit, norma e inflacionit do të ishte 2.5 pikë përqindje më e lartë.

Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në forcimin e stabilitetit financiar, nëpërmjet përmirësimit të bilanceve financiare të kredimarrësve në valutë dhe efektit pozitiv në nivelin e kredive me probleme, të cilat mbeten në nivele të ulëta.

Banka qendrore vlerëson se forcimi i kursit të këmbimit ka rritur qëndrueshmërinë e borxhit të huaj dhe atij publik të ekonomisë shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë indirekte edhe në uljen e kostove të shërbimit dhe të rifinancimit të tyre.

Mbështetur në analizën e mësipërme, Banka e Shqipërisë vlerëson se, në prani të presioneve të forta inflacioniste në tregjet e huaja, forcimi i lekut ka ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, në ruajtjen në nivele të ulëta të normave të interesit dhe të kostove të financimit.

/a.r

Next Post
Stërvitjet ushtarake alarmojnë Poloninë, 10 mijë ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë

Stërvitjet ushtarake alarmojnë Poloninë, 10 mijë ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In