• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Bien blerjet e mëdha, rritet besimi i biznesit tek ekonomia

by Java News
14/04/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët vazhdojnë të shfaqen pesimistë dhe nuk presin të rrisin shpenzimet për blerje të mëdha, ndërsa besimi i biznesit të industrisë dhe shërbimeve është rritur tek ekonomia, me përjashtim të ndërtimit, sipas Bankës së Shqipërisë.

Janë këto rezultatet e vrojtimit të ndjesisë ekonomike për 3-mujorin e parë të 2018-s. Banka e Shqipërisë vlerëson se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3,7 për qind për këtë periudhë, duke vijuar të mbetet mbi mesataren afatgjatë. Besimi i qytetarëve tek ekonomia vazhdon të shënojë rënie për të dytin 3-mujor radhazi shkruan Panorama.

Ky tregues, te konsumatorët ra me 1,6 për qind për 3-muajt e parë të 2018-ës. Shkak i vijimit të uljes së besimit të konsumatorit është rënia e balancës së blerjeve të mëdha me 5,3 për qind dhe besimit në situatën e përgjithshme ekonomike, që ra me 0,7 për qind. Në analizë vlerësohet se treguesi i besimit në sektorin e industrisë u rrit me 2,4 për qind. Rritja e treguesit pasqyroi përmirësimin e balancës së prodhimit, me 4.8 për qind dhe gjendjes së inventarëve, me 1.5 për qind.

Nga analiza vlerësohet se treguesi i ndjesisë ekonomike në sektorin e ndërtimit u ul me 1,4 për qind, duke qëndruar 6,7 për qind nën mesataren historike. Arsyet e vijimit të rënies u përcaktuan nga rënia e balancës së kontratave porositëse me 2,8 për qind. Ndryshe u shfaqën treguesit në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë.

Sipas analizës, në shërbime besimi në ekonomi vazhdoi tendencën rritëse dhe për këtë 3-mujor u rrit me 3,6 për qind. Rritja vijoi nga balanca e kërkesës me 8,5 për qind, ndërsa ecuria e biznesit ra me 1,2 për qind. Në tregti, treguesi i besimit u rrit me 6,8 për qind , për shkak të rritjes së besimit të ecurisë së biznesit me 7 për qind dhe ecurisë së punësimit në të ardhmen me 6,6 për qind. /ma.me

Next Post
Kerofobia është frika e të qënit i lumtur në publik

Kerofobia është frika e të qënit i lumtur në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In