A kanë amerikanët një propozim për datën e zgjedhjeve në mënyrë që të ndihmojnë PD të dalë nga qerthulli ku është futur vetë?! Mediat shkruajnë se propozimi që qëndron mbi tryezën e Ramës dhe Bashës është që zgjedhjet të zhvillohen me 23 korrik, pra të shtyhen me një muaj. Nga ana e mazhorancës është nënvizuar se duhet të jetë PD ajo që duhet të shprehet rreth këtij propozimi, ndonse mazhoranca ka rezerva lidhur me datën. Por nga ana tjetër duket se ky propozim për momentin është bërë nul nga Basha i cili edhe dje deklaroi se ska zgjedhje pa qeveri teknike.
Nga ana tjetër bëhet me dije se zyrtari i lartë amerikan Bryann do të ketë takime gjithëpërfshirëse me krerë ë PD-së duke takuar edhe ata deputetë që janë kundër bojkotit si Bregu, Selami Topalli Patozi.