• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruno Shllaku: Vij nga një familje e persekutuar në kockë, por ja arsyet e anëtarësimit në PS

by Java News
17/03/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, në stacionin e radhës së një fushatë anëtarësimesh në PS, ndodhi diçka e pazakontë. Dhe pikërisht atje ku nuk pritej, në Shkodër. Aty, një personalitet i kulturës shkodrane e jo vetëm, pinjoll i një sage emrash që kanë bërë histori, Bruno Shllaku, vendosi të bëhej anëtar i PS-së.

Nuk ngjajti paradoksale vetëm nga fakti se ai nuk ka moshën e atyre që po marrin teserën rozë, të rinj që një Zot e di se ç’i tërheq sot, në këtë ditë, nga politika, veç ndonjë vendi pune për të nesërmen; por dhe nga fakti se Brunoja, saga e Shllakajve, nuk kanë diç të majtë në jetët e tyre, siç e pranon dhe vetë ai. Por ja si e shpjegon përfshirjen e tij në karvanin partiak dhe qeverisës së Edi Ramës…  

Intervistoi: Anila Dushi  

Qytetarët shkodranë, por jo vetëm, ju njohin si artist dhe familje artistësh por dhe si aktivist shoqëror që shpesh ka ngritur zërinpër probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Pse vendosët pikërisht tani të angazhoheni politikisht duke u bërë anëtar i PS-së?

Vendosa për një arsye: do ta ndjej veten më të fuqishëm; do ta ndjej veten jashtëzakonisht më konstruktiv si armaturë kur të jem i angazhuar në një krah politik; do ta ndjej veten jashtëzakonisht më mirë rreth njerëzve shumë të aftë, shumë të talentuar, njerëzve që kanë një ide të qartë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët; mbi artin, mbi atë që kohët e fundit lë për të dëshiruar. Në të vërtetë, arti në Shqipëri ka mbetur në një pikë thuajse mortale, pikë vdekjeje; dhe unë e shoh edhe si një katastrofë dhe një genocid që i është bërë artit.

Në qoftë se flasim për shkatërrim pyjesh, unë me të njëjtën monedhë u kthehem autorëve të shkatërrimit të artit dhe sportit. Teatri, arti i skenës, është në një erozion të shfrenuar; është i pambrojtur nga të paaftit; gjë që duhet urgjentisht të operohet. Të gjitha këto i kam provuar si  njeri jo i veshur me politikë, jo i pozicionuar në politikë, dhe kjo ka bërë që të bie në vesh të shurdhër. Vendosa ta vendos dhe këtë parzmore përpara meje që të jem më i fuqishëm, të jem më i mbështetur për një fushëbetejë, në të cilën gjithmonë pala luftuese lufton pa mëshirë me heshtat e helmosura ndaj të talentuarve. Kjo më ka bërë të pozicionohem politikisht.

Cila është vetëdija juaj politike dhe pse u përfshitë në PS ?

 Me PS më lidhin shumë ideale. Nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Vij nga një familje e persekutuar në kockë. Xhaxhai im, helenisti i madh dhe përkthyesi i mrekullueshëm Gjon Shllaku, mban autorësinë e traktit të parë antiparti në vitin 1946; dhe unë jam krenar për këtë. U dënua me pushkatim, iu kthye në 101 vjet dhe bëri 16 vjet. Unë si origjinë politike nuk jam i majtë, por e majta është një parti e dyerve të hapura ku shpeshherë e gjen edhe pa çelës, hyn në të, mund të rrëfehesh, mund të të ndihmojë, mund të konsultohesh dhe gjithmonë gjen një zgjidhje.

Mendoni se duke u përfshirë tek Rilindja do të ndiheni edhe më i ri?

Unë nuk njoh plakje. Për vetë profesionin që kam, diçka e di të saktë: për aktorin është kënaqësi që edhe kur këmbët nuk e komandojnë më, trurin ta ketë të kthjellët që të vazhdojë jetën e tij për të mirën e skenës dhe publikit që aq shumë na do dhe e duam. Këtë e kam trashëguar nga babai im, Artisti i Popullit Lec Shllaku por edhe nga pedagogët e  mi, Pirro Mani, Serafin Fanko, Kadri Roshi, Ndrek Luca.

Cili është mendimi juaj për Edi Ramën si lider i PS ?

Absolutisht kam mendim suprem, pa ekuivok. Është njeriu më i përshtatshëm për të bërë operacionet e dhimshme pa narkozë që po bëhen në Shqipëri. Edhe unë jam i prekur nga reformat si çdo shqiptar, dikush më pak e dikush më shumë; por në rast se ne duam të heqim nga leksikologjia jonë shprehje të tilla si “ne jemi të nëmur nga Zoti”, “nuk bëhemi kurrë shtet”, ”shqiptarëve i vjen e keqja nga vetë shqiptarët” etj., duhet që ne vetë të bëjmë durim dhe të akomodohemi njerëzisht në familjen e madhe europiane për të cilën kemi nevojë.

Angazhimi juaj në PS mendoni se do ndikojë pozitivisht për teatrin në përgjithësi dhe atë “Migjeni” të Shkodrës në veçanti?

Një thirrje i kemi bërë zëvendësministrit të Kulturës. Z. Zef Çuni për teatrin “Migjeni” që ishte një “bombë me sahat” që mund të shpërthente çdo moment; një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama ku iu shpjegua gjendja tragjike në teatrin e Shkodrës, dhe menjëherë u akorduan 600.000 euro dhe teatri ndodhet në rikonstruksion. Por nuk çalon këtu historia, çalon në kontigjentin njerëzor, rikonstruksioni i njerëzve që ka brenda. Bashkia nuk është e fuqishme ta mbajë teatrin e Shkodrës, siç nuk po  mban dot as ekipin e futbollit. Duhet t’i themi gjërat në sy duke mos u fshehur pasi do të na qeshin njerëzit.

Nuk i vë faj bashkisë. Duhet patjetër që teatri” Migjeni”, kultura e Shkodrës të hiqet nga ky trekëmbësh ku ndodhet, i gatshëm me i ra dikush stolit dhe me e var. Duhet t’ja heqim lakun nga fyti. Vetëm kalimi në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe jo vetëm i këtij teatri, por dhe atyre të Vlorës apo Korçës, vetëm kjo është rruga e shpëtimit tonë. Dhe unë mendoj që me negociata me selinë e PS në Shkodër,me kryeministrin dhe z. Ditmir Bushati, teatri “Migjeni”do të zërë vendin që meriton. Ky teatër merr dënime të pamerituara. Mbeta duke thënë ku ishte sepse gjithçka është kthyer në vobekësi, në një diçka që nuk e kuptoj sesi publiku na do e duartroket, sepse ne nuk po e themi dot fjalën tonë. Ky teatër është abandonuar plotësisht. /tesheshi.com/

Next Post

Beqaj: Zbuluam skemën korruptive me barnat. Braho: Zgjidhëm 20 kontrata farmacish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In