• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Zbuluam skemën korruptive me barnat. Braho: Zgjidhëm 20 kontrata farmacish

by A R
17/03/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në analizën vjetore të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor. Në fjalën e mbajtur Beqaj renditi disa ndër reformat e ndërmarra në sektor, që sipas tij kanë përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Ai u ndal edhe tek abuzimet me fondet e rimbursimit, sa i takon skemës gjigande të rimbursimit fiktiv ku ishin përfshirë disa farmaci dhe që i kushtoi shtetit shuma të konsiderueshme financiare dëm ekonomik.

“Vitin e kaluar u përballëm me një ngjarje shumë të rëndë, me një skemë korruptive që dëmtoi Fondin e Sugurimeve. Përgjegjësitë individuale gjithsecili i mban individualisht, por duhet të punojmë që këto gjëra mos të ndodhin më, dhe fondi po punon në këtë drejtim ku janë arritur rezultate konkrete”, tha ministri Ilir Beqaj.

Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho tha se skandali u arrit të zbulohej falë një kontrolli të brendshëm dhe u morën masa të prisheshin kontratat me farmacitë që kishin abuzuar.

“Subjektet kanë paraqitur receta false, u konstatua se midis depove dhe farmacive kishte lidhje, depot lëshonin fatura fiktive tek farmacitë të pa shoqëruara me barna, ndërsa farmacitë i paraqisnin pranë fondit këto receta për rimbursim. Pati zgjidhje kontratash për 20 subjekte farmaceutike”,- tha zonja Braho.

Sipas Brahos dëmi i konstatuar ishte 68 milionë lëkë.

Ndër arritjet Drejtoresha e FSDKSH-së, veçoi check up pa pagesë për moshat nga 45 në 60 vjeç dhe uljen e çmimit të barnave në masën 12,5%.

Next Post

Shkëndija mundohet të bëjë foto artistike tek pishina por.... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In